• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në Fakultetin e Studimeve Profesionale

by S T
12/03/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ishin sot në Durrës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në kompleksin e ri të Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Është një investim që do të ndryshojë cilësinë e mësimdhënies në studimet profesionale, sepse fakulteti do të ketë 30 auditore, 15 laboratore të shkencave teknike dhe gjithashtu do të ketë edhe ambiente rekreative për studentët, për ta bërë këtë kampus me standardet më të mira evropiane. Me rëndësi është se ky projekt ka planifikuar edhe bibliotekën dhe laboratoret, të cilat praktikisht zgjerojnë kapacitetet e studimeve në degët profesionale. Degët profesionale në Universitetin e Durrësit janë degë të kërkuara, që kryesisht lidhen me të gjitha profesionet, nga teknikët, teknikët e automjeteve, të inxhinierisë detare dhe të navigacionit dhe shkencave teknike mjekësore”, tha Manastirliu.

Ky projekt, me një vlerë prej 1 miliard lekë, do të krijojë kushte moderne për 1,700 studentë dhe 80 pedagogë të këtij fakulteti. Infrastruktura e re do të përfshijë sallë konferencash, biblioteke, terrene sportive dhe ambiente rekreative për studentët dhe stafin akademik.

“Janë mbi 1700 studentë, të cilët do të përfitojnë nga ky investim i ri, që i hap rrugën edhe një investimi tjetër, një rezidencë për studentët, duke e kombinuar edhe me shërbime të tjera publike. Në dy anët e kampusit universitar, ne kemi investime të tjera për sportin, sikurse është Manchester City për akademinë dhe gjithashtu edhe akademia e Rafael Nadalit të tenisit. Kështu bëhet një kompleks i vërtetë i shërbimeve jo vetëm arsimore, por edhe edukative dhe sportive.”, shtoi Ministrja.

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që prej themelimit ka treguar qëndrueshmëri në numrin e studentëve të regjistruar dhe vijon të mbështetet përmes investimeve në infrastrukturën mësimore dhe laboratorike.

Përveç Universitetit të Durrësit, investimet e qeverisë shqiptare vijojnë edhe në institucione të tjera të arsimit të lartë, si rindërtimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologji-Minierës dhe ndërtimi i Muzeut të Gjeologjisë pranë UPT, ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe Pistës së Atletikës pranë Universitetit të Sporteve, si dhe ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike pranë Universitetit të Elbasanit.

Next Post
Këshilli i Ministrave emëron drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (Emri)

Këshilli i Ministrave emëron drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In