• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dëshmitar në Komisionin Hetimor/ Bardhi: Doni apo s’doni, kryetari juaj do thirret! Gogu: Po mbani peng mbledhjen dhe…

by Java News
22/10/2021 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me debat në lidhje me rendin e ditës. Mazhoranca ka kërkuar që të hidhet në votim, por kjo është kundërshtuar nga opozita, e cila thotë se një kërkesë e tillë është e pavend.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha gjatë fjalës së tij, se halli i mazhorancës është tek thirrja për të dëshmuar e kryetarit të PS, Edi Rama.

Sipas tij, kjo gjë nuk mund të hidhet në votim, pasi ai do të thirret me apo pa dëshirën e deputetëve anëtar në Komisioni.

“E di unë ku e keni hallin, sepse është përcaktuar që do thirret edhe kryeministri Rama. Do të thirret kryetari juaj, doni apo nuk doni ju dhe kjo nuk do ti nënshtrohet votimit sepse kështu e thotë ligji. Ju jeni këtu sepse ju ka caktuar partia”, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë nga ana e tij, nënkryetari i këtij Komisioni, Toni Gogo akuzoi opozitën se po mban peng komisionin, duke mos hedhur në votim propozimet e kërkuara nga mazhoranca.

Debati në Komisionin Hetimor

Gogu: Zot kryetar, në cilësinë e zv/ kryetarit në zbatim të ligjit i cili thotë se ne e drejtojmë se bashku, detyrohemi për shkak se vazhdoni që të uzurponi të drejtën e komisionit për të vendosur rendin e ditës dhe ecurinë e kësaj mbledhje. Në mënyrë të një anshme po shpërdorni kohë në mënyrë të tillë që ne kemi humbur kohë 30 minuta nga propozimi i bërë për të hedhur në votim rregulloren. Duam një orë e më parë ti hapim rrugë hetimit. Ju doni të mbani diskutime të gjata. Kemi propozuar të hidhet në votim rregullorja. Ju vazhdoni që të mos hidhni në votim propozimet tona, ju vazhdoni që të vendosni. Ligji e thotë se mbledhjen e thërrasim bashkë. Kryetar ju ftoj pa humbur kohë, të hidhni në votim miratimin në parim të rregullores. Qytetarët po

Alibeaj: Ne pala jonë kemi të gjithë vullnetin dhe do ta bëjmë hetimin e zgjedhjeve. Jemi ne kërkuesit, por kjo nuk do të thotë se unë të mos respektoj rregulloren. Sa herë të kërkohet fjala nga deputeti unë do t’ja jap atë dhe nuk kam ndërmend t’ja kufizoj fjalën.

Bardhi: Të mos vazhdojmë me këtë idenë e rendit të ditës. Në seancën plenare miratohet me urdhër të Kuvendit. Sikundër në fund të çdo mbledhje pa pyetur askënd kryetari i kuvendit njofton seancën pasardhëse. Rendi i ditës u caktua nga kryetari, jeni njoftuar dhe kjo çështje është e zgjidhur.  Kërkesa e dytë ishte procedurë normale. Kemi caktuar dy relatorë, Nacon dhe Salianjin. Kjo është një procedurë normale dhe tani do hapim procedurën. Kryetari po zbaton rregulloren, diskutohet njëherë në parim pastaj votohet në parim. Këtë e bën zonja Bushka në Komisionin e Ligjeve duke shkelur ligjin. Kjo është procedura parlamentare. Vazhdojmë diskutimin në parim. Duhet tja thoni opinionit se me këto propozime doni të merrni peng komisionin. Doni të na  vendosni ju se kë do thërrasim dëshmitarë, ndërkohë që ky komision është ngritur me kërkesë të pakicës. Hetimi parlamentar është e drejtë kushtetuese e pakicës. Nëse ju doni që me forcën e kartonit të na diktoni vullnetin tuaj. E di unë ku e keni hallin, sepse është përcaktuar që do thirret edhe kryeministri Rama. Do të thirret kryetari juaj, doni apo nuk doni ju dhe kjo nuk do ti nënshtrohet votimit sepse kështu e thotë ligji. Ju jeni këtu sepse ju ka caktuar partia. As ne nuk ju diktojmë dot dhe as ju nuk na diktoni dot. Hiqeni idenë se çdo gjë bëhet me forcën e kartonit. Nuk shpikim ne. Prandaj ju lutem shumë ka një praktikë të qartë parlamentare. Nuk është komisioni i parë ky. Kemi rënë dakord, nuk kemi shpikur ligje. E kuptoj që ky komision trajton një temë të prekshme për ju, por eksperiencën e fituar ndër vite duhet ta respektojmë. Prandaj zoti kryetar për të mos vazhduar më të nisim me diskutimin në parim dhe më pas me votimin në parim.

g.kosovari

Next Post
“12 mijë euro dhe jua sjell djalin në Shqipëri” / Arrestohet avokati në Tiranë

“12 mijë euro dhe jua sjell djalin në Shqipëri” / Arrestohet avokati në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In