• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Deri në fund të 2026 digjitalizojmë në 95% prokurimet publike

by A R
11/03/2025 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fund të vitit 2026 procesi i prokurimeve do të jetë në rreth 95% të tij, i digjitalizuar përmes Inteligjencës Artificiale.

Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e javës franko-shqiptare ku e pranishme ishte dhe ambasadorja franceze e përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare.

Rama deklaroi se digjitalizimi i prokurimeve publike përmes AI duke evituar kontaktin njerëzor në gati 95% të këtij procesi, do të jetë modeli i parë në Europë, i cili do të shërbejë si shembull i mirë edhe për vendet e tjera.

“Po punojmë me Microsoft për të përgatitur prokurimin me Inteligjencë Artificiale 360 gradë që do jetë modeli i parë në Evropë i prokurimeve pa kontakt njerëzor në 95% të procesit. Deri në fund të vitit tjetër shpresojmë të jetë gati për të funksionuar. Pastaj asnjë mesdhetar i BE nuk do na thotë dot që kemi probleme me integritetin e prokurimeve publike sepse do i sfidojmë dhe do ndiheshin në turp.

Ajo që po vjen tashmë këtu përmes kësaj dore atipike franceze është tejet e mirëpritur sepse hapja e këtyre 3 drejtimeve nga fabrika e AI për tu bërë kampion në qeverisjen elektronike është e jashtëzakonshme, deri te qendra e të dhënave të turizmit deri te qendra e të dhënave tregtare, çdo gjë do funksionoj me energji të gjelbër”, deklaroi Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se projekt i Inteligjencës Artificiale do të jetë një ndihmë e madhe për institucionet shqiptare për të përshtatur dhe adaptuar ligjet e Bashkimit Evropian në sistemin administrativ shqiptar.

“Duke përdorur Inteligjencën Artificiale po e bëjmë këtë punë në mënyrë shumë të ndryshme me shpejtësi krejt tjetër. Vetëm për të transpozuar korpusin ligjor të BE sikur edhe mekanikisht në korpusin kombëtar legjislativ do kërkonte një ushtri hartuesish, ligj shkruesish, përkthyesish, etj,.

Për Kroacinë që pati rekord mbresëlënës për tu bërë anëtar në BE iu deshën 7 vite.Ne duam ta bëjmë më shpejt sepse po krijojmë modelin që jo vetëm transpozon në kohë reale por është I aftë të na japë atë që quhet pajtueshmëria me legjislacionin tonë.

Po kështu është i aftë t’u japë atyre njerëzve që duhet të përgatisin gjithçka për qeverinë, parlamentin aftësinë që të shohin si në një pasqyrë ngjashmëritë dhe mospërputhjes të asaj që kemi këtu dhe vjen nga BE.

Një pjesë tjetër e këtij projekti është ajo që po përpilojmë me Ministrinë e Drejtësisë ku po gërmojmë në pirgjet masive të ligjeve për të identifikuar të gjitha mbivendosjet sepse nuk është fort e rrallë që diçka që meriton ta marrësh nga një ligj, se merr dot se një ligj tjetër të thotë jo”, përfundoi ai.

Next Post
Deputeti i PD: Duhet ‘armëpushim’ mes demokratëve!

Habit deputeti i Berishës: Dy orë pushim të premteve për myslimanët, se falin namazin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In