Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e ndërmarrë nga Rripi i Gazës me mijëra raketa kundrejt Izraelit. Kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë qëndron i vendosur kundër terrorizmit.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.
Një reagim ka pasur edhe nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili thotë se mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.
Ndërkohë, ministria e Jashtme thotë se deri më tani nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar. Për çdo rast, shqiptarët mund të kontaktojnë me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601
/f.s











