Të fundit, por jo për nga rëndësia, që morën medalje ari nga kryeministri Edi Rama, ishin ambasadorja e SHBA-së Leyla Moses-Ones dhe i Bashkimit Europian, Soreca.
“Ndiqem e nderuar që të pranoj këtë medalje. Shprehim ngushëllimet popullit shqiptar. Jemi këtu në një moment të dëshpëruar dhe të hidhur, por edhe për të kremtuar frymën e bashkëpunimit”, tha e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipërisë, Leyla Moses-Ones.
“Faleminderit shumë. Që nga minuta e parë ne e ndjemë detyrën tonë morale që t’ju gjendshim pranë dhe jam krenar që BE mundi të ndihmonte edhe ekipet e tjera dhe të mos përsërisnim përpjekjet”, tha Soreca. /e.s/