Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, në një panel ku ka pasur deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të ftuar për bamirësinë.
Mes të ftuarve ka qenë dhe deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ka debatuar me Ramën, duke përmendur faktin se zgjidhja për varfërinë nuk është bamirësia, por ndërhyrja e shtetit.
Agron Shehaj: Për sa na takon ne, bamirësia nuk është aktiviteti im, unë merrem me politikë. Problemi është se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe janë shumë, dhe ne kemi një betejë kundër heqjes nga ndihma ekonomike
Edi Rama: Tani të mos fillojmë këtë pjesë, se e kam edhe nga Vlora këtë. Mos ta fillojmë këtë tani këtu të lutem.
Agron Shehaj: Por çështja është se ne duhet të mendojmë se cili është thelbi i muhabetit, nga vjen varfëria. Çfarë kam parë unë në politikë në këto 9 muaj, ne nuk flasim kurrë për thelbin
Edi Rama: Për këtë hall 9-mujor që ka deputeti, ja ku e ka psikologen. Jo, për hallin e thelbit.
Fevziu: Ju lutem mos e ktheni kështu debatin
Psikologia Denada Toçe: Psikologia nuk merret me adultë, por me fëmijë./a.m.