Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë deklaroi se vendi ynë ka vetëm planin A, që është integrimi në Bashkimin Evropian.
Rama: Pavarësisht se kë do votojnë shqiptarët, do t’u qëndrojnë vlerave dhe parimeve të komunitetit euroatlantik për t’u bërë anëtarë të mirë të familjes së madhe, të mbështesim shtetin e së drejtës. Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan të padevijueshëm për t’u anëtarësuar në BE.