Kryeministri Edi Rama shprehet se të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi.
Kreu i qeverisë ka reaguar në rrjetet sociale teksa tregon edhe komunikimet zyrtare me personalitetet e huaja.
Reagimi i plotë:
Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë.
Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.
Kontaktet vazhdojnē intensivisht.
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.
Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.