• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama citon virologun e njohur: Maskat dhe dorezat po i përdorni kot! Madje mund t’ju dëmtojnë…

by Java News
18/03/2020 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos vendosin maska apo doreza nëse nuk janë të infektuar me Covid-19, pasi kjo është një gjë e kotë.

Në një status në “Facebook”, Rama ka publikuar edhe mesazhin e një mjeku italian, që pohon fjalët e kryeministrit dhe shkruan se me maska mund të bëjmë marrëzira, si psh. të prekësh diçka me dorezë dhe më pas po me të njëjtën dorezë të prekësh fytyrën.

🔴 LEXOJENI ME VËMENDJE JU LUTEM🙏

🔴 E KEMI PËRSËRITUR VAZHDIMISHT QË PËR ATA QE NUK JANË TË SËMURË, NUK JANË DUKE TRAJTUAR NJË TË SËMURË APO NUK PUNOJNË NË NJË MJEDIS ME SHUMË NJERËZ, MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE BAZË!

🔴 JA ÇFARË THOTË VIROLOGU I FAMSHËM ITALIAN, Fabrizio Pregliasco:

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër.

Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.

Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat.

Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”

g.kosovari

Next Post
Analisti: 66% e shqiptarëve besojnë tek suksesi i OFL-së

Bukën e përditshme falna Zot, por jo koronavirusin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In