Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” në qytetin e Elbasanit, nga ku tha se dita e nesërme, 25 vjetori i rinisë, e gjen këtë shtresë të shoqërisë në një gjëndje mjaft të rëndë. Rama tha se pas 25 vitesh, gjenerata që lindi në vitet 90’ e gjeti veten në një “llum arsimimi të pabesë dhe diplomash të pavlera”.
“Sot janë një gjeneratë e humbur në llumin e diplomave të palvera, në llumin e arsimit më të pabesë, më hileqar e më të dëmshëm që një shtet ngriti në këmbë. Cfarë u mboll e nuk u mboll e cfarë, u korr e nuk u korr… ka sjellë gjëndjen aktuale të kësaj gjenerate, që u lind 25 vite më parë.”- tha Rama.
Duke ju referuar akuzave të opozitës në lidhje me ekonominë dhe taksat, Rama tha se pretendimet e PD janë një sërë mashtrimesh që edhe “vetë brenda Shqup-it” ndryshojnë vlera”.
“Për herë të parë këtë vit Shqipëria nuk krijon borxh të ri dhe vitin e ardhshëm nis me uljen e borxhit. Sigurisht që kjo nuk ka një impakt të menjëhershëm në familjet e shqiptarëve, por rezultatet do të vijnë më vonë. U bë një propagandë shumë e ndryrë për të mbjellë pasiguri, me gënjeshtra dhe shpifje, dhe një është se për ata që janë biznes i vogël, me të vërtetë u ulën taksat, por do të rriten sigurimet. Disa thonë do rritet 3 herë dhe sa më lartë të shkosh në atë parti aq më shumë herë rritet shifra deri tek komandanti legjendar që thotë që do rriten 10 herë. Nuk po i hyj të numëroj të gjitha gënjeshtrat se do na duhet të rrimë këtu deri pasnesër.” Tha Rama.
Po në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës, kësaj here me projektin e shëndetësisë falas, Rama tha se që në ditën e parë të fjalimit të tij si kryeministër i vendit, atij i është kërkuar nga deputetët e PD, se ku është shëndetësia falas që ai kishte premtuar në fushatë.
“Na thonë ku e kemi shëndetësinë falas, pyetja e parë pasi kam marrë fjalën e parë në parlament kjo ka qenë, ku e keni shëndetësinë falas, a thua kjo duhej të ishte bërë para se ne të vinim në qeverisje.”- ironizoi Kryeministri.
Kryeministri iu referua edhe zgjedhjeve dhe riorganizimit të PS vitin e ardhshëm. Rama theksoi se ristrukturimi i PS, pas fitores së dy garave zgjedhore, do të ketë rëndësi dhe impakt në dy vitet e ardhshme të qeverisjes së majtë.
“Procesi i riorganizimit të PS ka një rëndësi të madhe në impaktin e qeverisje ssonë për dy vitet e ardhshme.”- tha Rama.