Kryeministri Edi Rama i është përgjigur sot interesit të medias lidhur me reagimin e gjykatës Kushtetuese, për rezolutën e miratuar një ditë më parë në Kuvend.
“Do më lejoni t’ju rikonfirmoj atë që thash edhe dje ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i një burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen, po nuk mendoj se duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt, dhe nuk mendoj që ky konflikt mund të zgjidhet me beteja në fushën e komunikimit, pasi natyrisht njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’iu japim atë që duan, duke nisur nga 25 nëntori duke prezantuar platformën kundër KÇK, një paketë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që kanë kryer vrasje e akte të rënda përfshirje në trafiqe për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura. Ligji special do të celë siparin e një lufte të panjohur më parë në Republikë, kundër krimit të organizuar dhe eksponentëve që deri me sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë pasuri të paligjshme”, tha Rama.
Ndërkohë lidhur me padinë e paralajmëruar nga Presidenti i Republikës, ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, Rama tha se Ilir Meta, edhe një herë tjetër po tregon së është në anën e gabuar të historisë.
Kreu i qeverisë njoftoi se me 25 nëntor do prezantohet platforma KÇK.
Rama tha se do jetë një paketë e tërë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe atyre që kanë kryer akte të rënda.
Ai theksoi se ky ligj special do çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Duke filluar nga data 25 nëntor kur do të prezantohet platforma KÇK që nuk do jetë një program por një paketë e tërë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe gjithë atyre që kanë kryer vrasje, akte të rënda, përfshirje të trafiqe e me radhë.
Që ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura. Për më tepër do t;ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet edhe ligji special që do çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundër krimit të organizuar dhe atyre eksponentëve të krimit që deri më sot ja kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme”, tha Rama.
g.kosovari











