• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama-Blushi, sherri i parimeve dhe mëria personale

by Java News
19/07/2015 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Debati për votimin e pandodhur të Ramës në krye të partisë nuk është i ri. Ka ndodhur edhe më parë, në vitin 2013, atëhere kur u prit që të mbaheshin zgjedhjet për kreun e Partisë Socialiste. Asokohe u tha se fitorja e 23 qershorit ishte edhe rikonfirmim i ktyetarit të partisë në postin që mbante.

Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se bartësi kryesor i kësaj teze, Ben Blushi, kishte dhe ka të drejtë. Nuk duhet gjithashtu mund për të kuptuar se shqetësimet e Blushit për aspekte të tjera të rëndësishme, siç është ekonomia, janë gjithashtu me vend, në një situatë aspak rozë në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Por ky që konsumohet sot mes Ramës dhe Blushit nuk është më një konflikt parimesh, apo pozicionesh të ndryshme për çështje të caktuara. Duket që së largu se kemi të bëjmë me mërinë e fortë të dy njerëzve që tashmë urrehen.

Kryetari i PS e sheh ish-mikun e dikurshëm si një oponent “mistrec” dhe që nuk bën beteja parimore, por vetëm luftra meskine dhe inatçore, duke mos dhënë asnjë kontribut për PS, por vetëm duke u përpjekur t’i fusë asaj gurë nën rrota. Kurse Blushi nga ana e tij, e konsideron qartazi Ramën si një kryetar partie që ka rrëshqitur tashmë në autoritarizëm e në delir dhe që ka uzurpuar kokën e PS, duke cënuar rregullat e lojës dhe parimet demokratike.

Konflikti mes Blushit dhe Ramës është në fakt materializimi i asaj që mendojnë sot socialistët dhe votuesit e majtë, për gjendjen në të cilën ndodhet sot PS. Është vështirë ta quash luftë të brendshme, pasi siç po shihet, kritikat e Blushit nuk pasionojnë njeri brenda partisë (të paktën jo hapur), e për pasojë është gjithashtu e vështirë ta konsiderosh edhe si luftë për pushtet brenda PS, pasi aty çështja e pushtetit duket e zgjidhur. Të paktën deri në vitin 2017.

Nga ana tjetër, së afërmi ndodhi diçka, që nuk mund të mos ketë lënë gjurmë edhe në debatin mes Ramës dhe Blushit. Zgjedhjet lokale nxorrën një fitues të qartë megjithë ngjyrën gri që ka aktualisht fytyra e shoqërisë shqiptare.

Ben Blushi ka të gjithë të drejtën e botës ta kontestojë fitimtarin e zgjedhjeve të fundit. Por ndoshta momenti i zgjedhur për sulm nuk është më i miri. Sepse një aksiomë e vjetër e politikës tonë thotë se kundështari nuk duhet sulmuar në moment force.

Nëse EdiRama ka menduar se ka bërë mirë që nuk është votuar për kryetar partie, sot, kur ka marrë shumicën dërrmuese të bashkive të vendit, e mendo njëqind fish këtë gjë. Ndonëse e ka sërish gabim!

Sa për Blushin, duket se edhe ai e vijon këtë betejë pa armët e nevojshme. Pasi për kundërshtarët e tij do të jetë përjetësisht e lehtë që të godasin një figurë politike që me koshiencë vazhdon t’i qëndrojë në periferi vorbullës politike, që me vetëdije e kthjelltësi të plotë vazhdon të bëjë indiferentin brenda partisë duke u aktivizuar vetëm kur është fjala për të hedhur rrufenë e rradhës në të njëjtin drejtim.

I ndërtuar kështu, aksioni i Ben Blushit,që në themel ka çështje parimore, do të konceptohet sërish e sërish, si një luftë e vockël inatçore.

Next Post

Nuklearet e Iranit, kreu i mbrojtjes amerikane shkon në Tel Aviv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In