• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Blushi i fishkëlleu partisë së tij, ndaj e fishkëllyen

by Java News
11/03/2016 01:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, referuar Ben Blushit, tha se është e papëlqyeshme që një deputet t’i fishkëllejë partisë së tij, ashtu siç është e papëlqyeshme që t’i fishkëllejnë një deputeti. Bëhet fjalë për ngjarjen e Elbasanit, kur disa persona reaguan me fishkëllima, gjatë kohës që Blushi po mbante fjalën e tij. Këtë qëndrim, Rama e mbajti në emisionin “Opinion”.

“Nëse unë si deputet i Vlorës, nuk do kisha shkuar kurrë gjatë këtyre dy vjetëve me ata të cilët bëra fushatë, e do më kishin parë nga televizori duke i fishkëllyer partisë, do ishte e habitshme, po të mos më fishkëllenin. Fishkëllimat nuk janë absolutisht fund i botës, por ka një problem të madh, kur bëhet diskutim dhe arrihet deri në përkufizime skandaloze, “mostra gjenetike e Elbasanit”, shkruante një kolegu juaj për skenën e papëlqyeshme.  Nuk flas në publik për Ben Blushin. Atë që kam me deputetët dhe njerëzit e familjes sime politike, ia them sy më sy. Statuti nuk është Kushtetutë, por një libër rregullash. Sot rezulton se është shkelur një rregull. Ne kemi shkruar një statut me një mal me rregulla, por nuk ishim përgatitur për tu përballur me këtë problem”, tha Kryeministri.

Po i prerë në qëndrimin e tij Rama u shpreh edhe për ndërtimin e Bulevardit të ri, i cili ka ngjallur protesta të shumta nga banorët e lagjes së “Stacionit të Trenit”, të cilët kundërshtojnë çmimin që iu është ofruar nga qeveria për shpronësimet. Kryeministri ka thënë se ai Bulevard paçka protestave do të ndërtohet dhe nuk do të ndalohet nga sjellja e dhunshme, sipas tij, e banorëve që u prishet shtëpia.

“Këto sjellje provokuese, këto histori, nuk do të merren parasysh, nuk shkojnë. Bulevardi do të ndërtohet. Gjithçka që duhet bërë do të bëhet. Nuk ka vepër publike që do ta ndalojnë sjellje të tilla. Njerëzit duhet të gjejnë rrugën për të diskutuar”, ka thënë Rama. Ndërkohë që gjatë intervistës, ai ka dhënë përgjigje edhe për një dokument sekretet të policisë së Tiranës, i cili tregonte se policia nuk kishte elementët bazë të zyrës, duke filluar që nga hard disqet.

“Është pak si turp që të flasësh për Policinë e Shtetit. Ka dhe më keq se kaq. E latë Policinë e Shtetit që hanin fara kungulli në udhëkryq dhe e përdornin kapelën për të hedhur farat”, tha Rama, teksa nuk bëri asnjë koment për gjestin e deputetit Kokëdhima ndaj deputetit Sali Berisha.

Next Post

Horoskopi 11 Mars 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In