• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Bllokimi i TikTokut është një ndihmë, por nuk është zgjidhje

by A R
05/12/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi konsultativ me prindër e mësues mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve vecanërisht në hapësirat digjitale të rrjeteve sociale, vijoi sot në shkollën “Halit Çoka” në Kamëz, ku Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu bashkëbiseduan me prindër, mësues e staf mbështetës për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të çdo forme dhune, si dhe bullizmit të fokusuar tek rrjetet sociale.

Sipas Ramës, “bllokimi i TikTokut është një ndihmë, por nuk është zgjidhje”.

“Dhe nuk ka asnjë zgjidhje nëse nuk ka më shumë përfshirje të drejtpërdrejtë të familjes, të shkollës dhe të të dyjave bashkë pastaj, prindërit, mësuesit dhe natyrisht, edhe institucioneve të tjera, në funksion të rritjes, të zgjerimit dhe forcimit të parametrit të sigurisë”, theksoi Rama.

“Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë është që ne, që këto rrjete janë të ndërtuara tamam si gropa thithëse dhe çdokujt i çojnë më shumë, në bazë të gjërave që çdokush klikon dhe sheh aty dhe në një farë mënyre kanë të njëjtin efekt, siç kanë drogat që i bëjnë njerëzit të varur nga ekrani, sepse ju japin më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre. E natyrisht që kur vjen puna tek më të rinjtë edhe tek fëmijët, gjërat e ndaluara ose gjërat që atyre ju thuhet në shtëpi, ju thuhet në shkollë: “Kjo nuk është e mirë, kështu nuk bëhet. Këtu nuk duhet”, tërheqin më shumë, tërheqin më shumë edhe mbi bazën e kësaj tërheqje më shumë, krijohet pastaj gjithë ai konfuzion në kokën e tyre midis jetës reale edhe gjithë stresit që krijohet nga kërkesat e prindërve, të familjes, të shkollës dhe jetës virtuale që është pa stres në dukje, por që ka efekte të studiuara dhe të publikuara deri mbi shëndetin mendor të fëmijëve”, shtoi kryeministri.

/a.r

Next Post
Trupat gjermane në Ukrainë? CDU kundër ministres Baerbock: A e di zonja për çfarë po flet?

Trupat gjermane në Ukrainë? CDU kundër ministres Baerbock: A e di zonja për çfarë po flet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In