• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Berisha është rrenacaku më i madh në histori, si po i shërben planit të Putinit për të gjunjëzuar Perëndimin

by Java News
29/10/2022 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij nuk mund të lërë pensionistët e të varfërit dhe të pasurohen disa persona.

Rama sulmoi edhe opozitën teksa tha se në kohën që ishin në pushtet i falën 4 hidrocentrale një oligarku.

Ai shtoi se ka një plan të mirëfilltë për të gjunjëzuar Perëndimin nga ana e presidentit rus Vladimir Putin dhe sipas tij Berisha po punon për këtë plan në Shqipëri.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi në Peshkopi, ku shtoi se Berisha i ka ngulur thokën pas shpine edhe Hashim Thaçit, në kuadër të planit rus të sipërpërmendur.

“Ndërkohë që pjesës tjetër iu futet uji në shtëpi. Ne nuk mund të lëmë pensionistët dhe të varfërit e të shohim si këta të pasurit bëjnë fitime marramendëse. Kështu që ne do ua marrim një pjesë të fitimeve të pasurve e do u’a kthejmë të varfërve. Një hienë “non grata” dhe një hienë spiune vetëm këtu te ne i gjen është hall i madh. Presidentja e KE e sqaroi ditën e djeshme që taksa ndaj këtyre njerëzve të pasur është shumë normale, që po zbatohet edhe në BE.

Njëri prej këtyre prodhuesve të mëdhenj të energjisë po fiton shuma marramendëse falë hienës Sali Berisha kur ishte në pushtet. I fali 4 HECE. Duhet tani të dëgjojnë shqiptarët Shqipëria në rrezik dhe hajdeni pas hienave e të shpëtojmë vendin. Doli edhe SHBA e tha larg hienave. Kjo luftë nuk është diçka që mund ta diskutojmë ka luftë apo nuk ka luftë. Vetëm hienat e dikutojnë sepse janë të zhytur në thesin e rublave. Tani që doli në raportin e CIA-s që ishin paratë ruse tani thonë që nuk dinim gjë ne sepse i merrte Luli. Që luli merrte këtë e dimë po që të merrte pa leje as që bëhet fjalë.

Edhe thika në shpinë për Hashim Thaçin dihet. Pse donin rusët që të rrëzonin qeverinë tonë duke paguar me gjysmë milioni dollarë PD-në. Asambleja e Këshillit të Europës me anë të përfaqësuesve të PD-së në atë këshill ka çuar një aktakuza për trafikim organesh për krerët e UÇK-së. Dhe vazhdon historia e rublave. Dhe këta thonë s’ka luftë, thonë që këtu është qeveria që duhet rrëzuar. Ukraina është sebepi, pasi Putini nuk e ka me Ukrainën. Qëllimi është gjunjëzimi i gjithë Perëndimit. Ndryshimi i të gjithë ekuilibrave në botë.

Si do ta gjunjëzoi perëndimin? Bombat i hedh në Ukrainë. 7 milion refugjatë lufte janë nga Ukraina. Energjinë e përdor si armë kundër Perëndimit duke parë që është burimi kryesor i naftës dhe i gazit për Europër, duke çuar minat e inflacionit. Dhe çohen këta e thonë hajde popull se inflacionin e rrit qeveria, e hajde bëjmë kaos. Është çështja e një plani për të goditur në çdo vend demokratik që është kundër Rusisë.

Po t’i dëgjoni me vëmendje me këtë sy është logjike. Nuk është diçka që u ngrit i vdekuri nga varri se ju prek dinjiteti. Si mund të ketë dinjitet rrenacaku më i madh që ka pjellë toka shqiptare. Vetëm dinjitet nuk ka. Është shërbëtor i forcave më jodashamirëse ndaj vendit. Nxjerrin iranianët TIMS-in e udhëtimeve të mia, që është i vërtetë ai, e del hyena e thotë që 22 milion euro kanë kushtuar udhëtimet e tij, po çohuni se Shqipëria është në rrezik. Udhëtimet e mia për t’i bërë reklam kompania vetes dhe Shqipërisë kanë kushtuar më pas se gjysma e udhëtimeve kur ishte kryeministër”, u shpreh Rama./m.j

Next Post
“S’kanë lënë magji pa na bërë”/ Rama: Rruga e Arbrit do kishte përfunduar, por na kanë marrë më sysh

"S’kanë lënë magji pa na bërë"/ Rama: Rruga e Arbrit do kishte përfunduar, por na kanë marrë më sysh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beteja e Edi Ramës me drejtësinë nuk ka nevojë për spektakël, por për reforma

February 4, 2026
Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit dhe si synohet integrimi i tyre në shoqëri

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit dhe si synohet integrimi i tyre në shoqëri

February 4, 2026
Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

February 4, 2026
I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Rrënimi moral i një sistemi

February 4, 2026
“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In