Në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij se “nëse do të fitojnë kryebashkiakë të djathtë, nuk do bashkëpunojë”. Ai mori si shembull Shkodrën, ku tha se vetë Bashkia i ka bllokuar disa projekte të rëndësishme. Për rrjedhojë, ai thotë se bashkëpunimi ndërpritet vetvetiu.
“Deklarata është politike, në funksion të përshkallëzimit të luftë politike në Tiranë. Që ta kuptojmë, ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të fillojnë ujësjellësit në Shkodër, që është më e prapambetura, aty financimi është i qeverisë, projektet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati dhe Bashkia nuk na jep lejen e ndërtimit. Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit dhe është çliruar Lezha dhe po bllokohet nga Lezha. Rruga Shkodër-Theth kalon nëpërmjet Bogës, Boga është në Malësi të Madhe, Thethi në Shkodër, Boga është e pastër, Thethi është me plehra”
Kryeministri tha se kandidimi i Benet Becit është menduar dy vite më parë dhe që prej asaj kohe ai është porositur ta studiojë bashkinë e Shkodrës dhe të hartojë projektet që duhen.
Rama u shpreh se në rast të fitores një komitet ndërpartiak do të funksionojë për punët e Bashkisë pasi sic u shpreh ai, brenda atij institucioni ka edhe njerëz të aftë.
/a.r