Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Alma Demiraj. Ajo do të zëvendësohet nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion.
Braho e mbante këtë detyrë prej nëntorit të 2021, kur zëvendësoi Albert Nikollën.