ryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se 44 muaj më parë Shqipëria ishte në prag kolapsi financiar, ndërsa 52 % ishte energjia e humbur në rrjet.
Rama i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, përballë një paneli gazetarësh foli për premtimet elektorale të bëra në vitin 2013 dhe realizimin e tyre, fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe programin e kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme. Ai tha se në çdo sektor kemi bërë reforma rrënjësore dhe kemi vendosur themelet për të bërë shtet.
I pyetur mbi borxhin publik në vend, Rama tha se ne jemi në një angazhim prej ditës së parë të marrjes së drejtimit të vendit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe patëm një marrëveshje 3-vjeçare dhe për herë të parë pas shumë vitesh Shqipëria është në trend rënës të borxhit publik. “Sot borxhi publik është 69.8 % dhe projeksioni i borxhit i parashikusr për 5 vitet e ardhshme është në rënie”, u shpreh ai.
Duke vijuar me çështjen e borxhit, Rama tha se në këto 4 vite janë shlyer një për një të gjitha faturat që kompanitë kishin për rrugët e lëna rrugëve, punime të kryera me paratë e kompanive, është shlyer një porcion i madh për mosrimbursimin e TVSH-së, borxhet në shëndetësi, arsim, si dhe pagesat për ndihmën ekonomike.
Rama tha se, pavarësisht punës së bërë në këto katër vite sërish disa prej premtimeve të dhëna në 2013-ën nuk janë realizuar, kjo edhe për shkak të situatave imponuese dhe dinamikës para së cilave ndodhet çdo qeveri.
Ndërsa lidhur me debatin për rritjen ekonomike, Kryeministri Rama tha se e morëm pak mbi 0 % e çuam 3.5 % rritjen ekonomike. “Projeksioni ynë është që rritja ekonomike në fund të 4 viteve që vijnë do të shkojë mbi 5 %”, deklaroi Rama.
I pyetur për taksat, Rama tha se ne ulëm taksat për 97 % të qytetarëve dhe realizuam premtimin që kush fiton më shumë paguan më shumë. Sipas tij, në vetëm një vit pagat dhe pensionet pësuan rritjen më të madhe të bërë ndonjëherë.
“Që nga sanitaret, shoferët, niveli më i ulët i pagës në administratë, mësuesi, mjekët policët dhe e gjithë administrata marrin sot një pagë më të lartë. Kemi bërë rritjen më të madhe të pagave brenda një buxheti dhe të pensioneve me 100 milionë dollarë nga arka e shtetit i kemi çuar në xhepat e qytetarëve. Në 8 vite të qeverisjes së mëparshme pagat dhe pensionet u rritën vetëm 124 milionë dollarë. Fuqia blerëse është rritur”, deklaroi ai.
Ndërsa sa i përket investimeve në rrugë, Rama u shpreh se kjo qeveri trashëgoi një infrastrukturë rrugore e cila nuk përmushte stadnardet, ndërsa projektet ishin pa studime gjeologjike, duke përmendur këtu Rrugën e Elbasanit. Ndërsa për rrugën e Arbërit, Rama premtoi se do të nisin punimet në muajin shtator./b.d