• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama batuta në Bradashesh: Kështu e keni ju, mirë me të gjithë…

by A R
17/05/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bradashesh të Elbasanit për të shpërndarë certifikatat e pronësisë për tokat bujqësore.

Në fjalën e mbajtur përpara fermerëve, kreu i qeverisë tha se janë 300 milionë euro kredi me interesa shumë të vogla për mbështetjen ndaj fermerëve. Për këtë arsye, ai tha se brenda muajit qershor do të hapen 5 zyra konsulence për fermerët.

“Ne kemi futur në funksion këtë vit një fond garancie për kreditimin e fermerëve përmes bankave të nivelit të dytë në bashkëpunim me BERZH, për të bërë të mundur që kush dëshiron të investojë më shumë për fermën e vet apo të bashkohet me të tjerë, të mund të përfitojë kredi me interesa shumë më të favorshme. Janë 300 milionë euro që janë në dispozicion për financimin e kreditimit. Në fund të qershorit do të hapim 5 zyrat e para të konsulencës për fermerët” – tha Rama.

Si në të gjitha takimet e tjera, edhe në Elbasan nuk munguan batutat midis kryeministrit dhe banorëve. Rama i këshilloi fermerët që mos ziheshin më për pronat.

Qazim Sejdini: Ta gëzosh ti bashkë me miqtë.

Rama: Ktheu andej ta shohin ata të partisë..

Banori: Më vjen shumë keq…të përshëndes…më pëlqen që qeveria mbështet pronarët.

Rama: Pse nuk ta dhanë më përpara..?

Banori: Këtë se di..

Rama: Ta them unë, kur jeni vet në pushtet thoni hë mos se s’ka gjë..rëndësi ka që të jetë mirë ai. Kur vijmë ne thoni e ka për detyrë. Ne e kemi për detyrë. Kur të shkosh në komision numëroi mirë ato votat. Prapë do humbni, por t’i numëroi prapë!

Banori: Patjetër!

Rama: Spiro Nasi, hajde Spiro se t’i qenke i joni! Ty ta jep Taulanti…

Rama: Miser Boshtu, hajde se qenke me LSI-në. Pse u skuqe? Hajde më këtej…nga kush e dëshiron certifikatën?

Banori: Nga kush të dëshirosh…

Rama: Ku të dojë dëshira ime? Se kështu e keni ju e mbani mirë me të gjithë. Hajde Ilir jepja ti se këtë e kemi të LSI-së.

(javanews.al / r.a)

Next Post

Nesër vendimi për 17-katëshin te diga, pronarët në protestë para Bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In