• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, batuta në Athinë: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Çfarë i thashë Vuçiç

by Java News
14/07/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq”. Kështu deklaroi nga Athina kryeministri Edi Rama ku ishte i ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri i Greqisë George Papandreou.

I pyetur për integrimin e Ballkanit Perëndimor me një treg të përbashkët në tregun e BE dhe ndërlidhjes në rajon, duke i kujtuar më herë se ka hyrë në politikë si artist dhe si piktor, ndërkohë që është në mandatin e tretë, Rama tha pa modesti se është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave.

Duke u kthyer tek Shengeni Rajonal, ai tregoi kundërshtitë e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç vite më parë, duke theksuar se duhet të bëhet gjithçka për ta bërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me BE-në sa i përket katër lirive të lëvizjes.

“Faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam, jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, këtu jam i pashoq, George u përpoq por nuk ia doli sfidës dhe nuk ka askush që më sfidon këtu. Në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka.
Është shumë e qartë që ndërkohë që përgatitemi për dasmën na duhet të bëjmë gjithçka për ta bërë rajonin një rajon të ngjashëm me BE-në për të zbatuar 4 liritë e BE-së, për t’i bërë fluide kufijtë, për ta bërë tregtinë të tillë.
Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë ballkanikë për të kaluar mes tyre, për të shkuar në Selanik apo në Durrës është 1100 vjet në vit, kamionët presin 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar barrierat jotarifore të rajonit dhe për të paraqitur dyfish, trefish ndonjëherë dokumente për aspektin fitosanitar për shembull, kështu që zgjidhja e kësaj do ishte çlirimi i jashtëzakonshëm i një potenciali.

Nëse do arrijmë të kemi këtë, efekti në PBB do ishte i madh, thjesht me këtë, pa investime, thjesht duke hequr barrierat. Me përkufizim nuk më pëlqejnë gjërat mini, e nisëm procesin si një zonë rajonale e Shengenit për ta përkufizuar çfarë ishte kjo, një zonë ku zbatohen të katërta liritë. Humbën disa vjet pasi Vuçiç donte lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit, por jo të njerëzve sepse po të binte dakord me këtë nënkuptonte që kufiri mes Kosovës e Shqipërisë do ishte formal.

Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej që është shumë e rëndësishme sepse i thashë që në qoftë se nuk e pranon për të katërta liritë, po bëjmë atë që kemi bërë përgjatë historisë, karikatura e origjinalit. Më në fund u ra dakord dhe kjo praktikisht hap një horizont të jashtëzakonshëm mundësish. Kosova dhe Bosnja nuk duan, pse, si mund të mos duash një gjë që të bën të lirë. Ajo për të cilën kemi rënë dakord me Zoran dhe Aleksandrin është që largqoftë kjo nuk është si BE-ja, nuk kemi pse të bëjmë këtë gjënë e konsensusit, si në rastin e Bullgarisë, jo nuk e bëjmë këtë gjë se kemi ca gjëra të 1900 për të zgjidhur. Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq”, tha Rama./m.j

Next Post
Gjykata e Apelit lë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 4 persona të tjerë

Gjykata e Apelit lë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 4 persona të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In