Kryeministri Edi Rama në konferencën për Censusin e Popullsisë dhe Banesave, ka bërë një batutë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.
‘Soreca meriton titullin legjendar, sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë të rikthehen përsëri. Duke pasur parasysh se sa shumë punë të mira dhe sa projekte të rëndësishme janë realizuar në Shqipëri pas këtyre lloj prezantimeve në kohën e qëndrimit këtu të Luigi Sorecës. Këmba e Luigit është e mbarë dhe me siguri do të jetë një ogur i mirë i prezantimit këtu. ‘- tha Rama.
/a.r