Kryeministri Edi Rama komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në mbylljen e fushatës për Tiranën. Ai u zotua para mijëra mbështetësve në shesin ‘Skënderbej’ se parade e makinave me njerëz të armatosur të PD-së që mbrohen nga politikanët e opozitës, do të marrë fund në mandatin e tretë.
Rama pati edhe një koment për rivalin e tij, kryetarin e PD.
“Lulzim Basha është i qeshur, me sjellje si europianist. Por nuk është një figurë që doli nga nevoja. Është korrieri i radhës i një historie që më 25 prill duhet të bëhet e shkuar” – tha Rama sot.
/a.r