• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama-Basha & Meta-Berisha, rotacioni i karrierave dhe rotacioni i partive

by Skënder Minxhozi
17/12/2020 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta e ktheu buxhetin e vitit 2021 në Parlament në formë mosaprovimi ndaj vëmendjes së pakët për pasojat ekonomike të pandemisë. Bëri në fakt një veprim që nuk hyn në asnjë logjikë normale funksionimi të raporteve mes një kryetari shteti dhe një maxhorance. E cila është votuar e zgjedhur mbi të gjitha për të menaxhuar paranë publike. Por ky hap i Presidentit nuk habit më askënd, pasi deri tani ai ka arshivuar thirrje të hapura për të rrëzuar qeverinë, kërcënime gjithfarësh për protesta apo akuza për “grup kriminal të organizuar” ndaj PS e shumicës së saj.

Mes Ilir Metës e Edi Ramës është ulur këmbëkryq një situatë e pakthyeshme lufte, e cila ka si kulminacion 25 prillin dhe atë çfarë do të ndodhë pas asaj dite.

Por konflikti mes Presidentit e Kryeministrit ka mbi të gjitha një sfond partiak e elektoral, i cili është në thelb ai i katër viteve më parë. Duket sikur një tablo identike po përsëritet nga e para, në kushte e rrethana krejt të ngjashme. Duket sikur një partiturë zgjedhjesh tashmë e parë, me Çadrën e vitit 2017 në mes, po nis të zbatohet edhe një herë tani, kur të gjithë duket se luajnë lojën finale të shahut mes tyre.

Që ta shpjegojmë më qartë, duket se mes tre partive kryesore që do të garojnë në 25 prill, ka një ripërsëritje të të njëjtës kundërshti, si në zgjedhjet paraardhëse. Atëhere kur Edi Rama arriti të kryejë një akrobaci të pamundur, duke shitur si kundërshtare partinë (LSI) me të cilën kishte bashkëqeverisur dhe duke futur ne qeverisje partinë (PD) me të cilën supozohej të garonte për pushtetin.

Nëse kjo alkimi elektorale u bë e mundur katër vite më parë, kur Meta ishte ende formalisht një “aleat”, për Ramën është ku e ku më e lehtë ta shesë si armikun kryesor LSI në këto zgjedhje. Duke përsëritur paralelisht të njëjtën marrëdhënie dashuri-urrejtje ndaj Lulzim Bashës. Pak ditë më parë Kryemadhi deklaroi rrëshqitazi se Rama po e josh Bashën”. Një deklaratë që përputhet me qëndrimin e ftohtë disamujor të partisë së saj ndaj kreut demokrat. Kur Basha u sulmua me fishekë manovre nga PS për rolin e tij gjatë kohës së hetimeve kundër UÇK, as Meta e as Kryemadhi nuk shpenzuan asnjë fjalë në mbrojtje të atij që formalisht e kanë partner politik.

Prej kohësh Meta ka hedhur thumba e shigjeta kundër Lulzim Bashës. “Provo që s’je peng si Izetbegoviçi në aeroportin e Sarajevës”, deklaronte para pak kohësh presidenti për kryetarin e PD, ndërkohë që në anën tjetër të barrikadës, Edi Rama nuk le rast pa nënvizuar, diku me gjysëm humori e diku me seriozitet se “me Lulin mund të flitet, Luli është djalë i mirë”. Dhe si me magji shfaqet fantazma e “qeverisë së madhe” PD-PS që aq shumë e acaron Presidentin.

Në zgjedhjet e ardhshme, ashtu si në verën e vitit 2017, po marrin formë një garë elektorale, si dhe një akt i pakthyeshëm urrejtjeje. Gara elektorale është mes PS e PD, me të gjithë elementet e saj të imagjinueshme, kurse akti i pakthyeshëm i urrejtjes duket se po konsumohet “brenda strehës ideologjike”, mes PS e LSI. Lufta brenda llojit është më e ashpër, thotë shprehja, por në këtë rast kjo valle shpatash treshe, nuk është vetëm një çeshtje batutash.

Thellë-thellë, duket se prej disa vitesh nuk po ndeshen mes tyre vetëm tre forca politike që kërkojnë pjesën e tyre të pushtetit, sa herë që ka zgjedhje, por edhe katër persona me fate e karriera krejt të ndryshme, që koha, rrethanat, formimi dhe interesat e momentit, i ka grupuar në formën e dy çifteve politike: Berisha-Meta në njërën anë dhe Rama-Basha në anën tjetër. Janë katër liderë politikë, ku dy prej tyre kanë 30 vjet në politikën aktive, e dy të tjerët më pak se ata. Janë dy çifte që kanë kuptuar se janë të lidhur mes tyre nga njëmijë fije të dukshme e të padukshme, që nisin tek torta e pushtetit, e mbarojnë në SPAK. Dhe kjo i bën të sillen mes tyre në shpërfillje të barrierave të siglave partiake e ideologjive.

Me shumë gjasë në 25 prill do të fitojnë edhe një herë këto interesa të padukshme, mbi deklaratat, kërcënimet, programet e rreshtimet elektorale. Dhe në fakt kjo është gara e vërtetë, jo ajo e fjalëve të ditës që i merr era. Po ndodh prej disa vitesh një përpjekje për të vënë rend në rotacionin e karrierave, i cili mund të rezultojë më i rëndësishëm se edhe vetë rotacioni i partive.

 

 

 

Next Post
Edmond Tupja: Meshkujt në Shqipëri nuk njohin organin e tyre gjenital, faji i prindërve

Edmond Tupja: Meshkujt në Shqipëri nuk njohin organin e tyre gjenital, faji i prindërve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In