• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Basha, cilit i ka rënë zjarri në shtëpi!

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë një traditë e vjetër dhe e konsoliduar e politikës shqiptare, që krerët politikë të merren më gjatë dhe më me insistim me ato që i kanë konsideruar si probleme të kundështarit, sesa me punët në shtëpinë e tyre politike. Prej vitesh jemi mësuar me diversione të të gjitha përmasave dhe niveleve, kryesisht në sallën e parlamentit, por edhe në forma nga më të ndryshmet. Foltoret e partive u ngjajnë prej kohësh transheve të luftës, prej nga shkëmbehen replika të ashpra, disa herë në harkun e pak minutave. Polemika e këtij lloji mbush ditët e shqiptarëve qysh prej kohësh që s’mbahen mend.

E tillë paraqitet situata edhe tani, kur e majta ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes, pas një rrugëtimi plot dritëhije, kurse e djathta përpiqet të ndërtojë një profil dhe një program për verën e vitit 2017. Situata brenda dy partive të mëdha, reflekton pozitën dhe raportet që ato kanë me pushtetin, me interesat politike  dhe me axhendat që kërkojnë të imponojnë ndaj shoqërisë shqiptare.

Në krye të dy viteve e gjysëm në qeverisje, PS po përpiqet të asimilojë problemin e standartit të brendshëm demokratik, i cili po reklamohet me forcë nga Ben Blushi dhe disa parlamentarë të tjerë. Afrimi i kongresit shënon një moment delikat, pasi aty do të kryhet një ballafaqim i pashmangshëm me kritikat dhe pretendimet e Blushit e ndoshta edhe të tjerëve), jo vetëm për çeshtjen e kryetarit të partisë, por në përgjithësi edhe për mënyrën sesi po qeverisin zyrtarët e lartë socialistë. Është një ushtrim force, i cili mund të krijojë jo pak telashe në imazhin publik të Edi Ramës dhe përkrahësve të tij të shumtë në PS-në e sotme.

Nuk duhet harruar gjithashtu edhe kostoja negative që qeverisja po shton mbi kurrizin e PS dhe që përkthehet në pesimizëm e ngritje supesh tek votuesit e thjeshtë, të pakënaqur me reformat e dhimbshme, akuzat për korrupsion dhe paaftësi në drejtimin e shtetit.

Nga ana tjetër e barrikadës, PD vijon të luftojë me amullinë që lanë pas dy zgjedhjet kombëtare. Lulzim Basha po mundohet të imponojë profilin e tij, por e ka ende të vështirë ta bëjë këtë, nga momenti që Berisha vijon të ketë dorë të lirë në formulimin e linjës së tij politike. E cila shpesh bie ndesh dhe e eklipson linjën zyrtare të partisë, për shkak të agresivitetit të njohur që përdor ish-kryeministri.

Dualizmi në kokë të partisë, sfida madhore dhe ende e pazgjidhur e PD, u pa e qartë si drita e diellit në orët e fundit, kur kompromisi i arritur nga Basha dhe njerëzit pranë tij me Ramën, për Byronë e Hetimit, u hodh në erë nga ndryshimi i qëndrimi të demokratëve në minutën e fundit. I cili, sipas të gjitha burimeve brenda PD, u kushtëzua nga ish-kryetari Berisha. Kësisoj, pas një jave presioni publik që opozita bëri mbi Ramën, për kalimin sa më të shpejtë të draftit të Byrosë, ky ndryshim pozicionesh e përforcoi edhe një herë më shumë idenë se lidershipi i Bashës brenda partisë është thuajse inegzistent dhe se autoriteti i tij shkrihet si vesa para diellit, përballë hijes së rëndë të Berishës.

Problemi i lidershipit ka provokuar një reaksion zinxhir brenda PD së sotme. Një numër në rritje deputetësh nuk shohin më zgjidhje tek figura e Lulzim Bashës. Pas largimit të Mesila Dodës, deputetë si Majlinda Bregu, Genc Ruli, Eduard Selami apo Arben Imami, kanë reaguar kohë pas kohe hapur ndaj kryetarit të partisë. Pa folur për Jozefina Topallin, e cila e ka shfaqur hapur prej vitesh antipatinë për Bashën. PD e sotme nuk ka vetëm një “Blush” brenda saj, paçka se Ben Blushi është një emër në modë në mediat e sotme. Situata e brendshme në Partinë Demokratike, një force politike të pamësuar me debatet e brendshme, i ngjason një të sëmuri të traumatizuar, që nuk reagon dot në kohë reale ndaj ngacmimeve të jashtme. Kjo sepse qendrat e komandimit dhe të pushtetit janë në dy duar dhe sepse periudha e tranzicionit në krye të partisë ende s’ka përfunduar.

Next Post

Ministria e Financave dyfishon shpërblimin e të përndjekurve politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In