Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shfaqja e Artit Mesjetar përmes teknologjisë në Muzeun e Arteve Digjitale në Korçë.
Ekspozita “Ikonografia Shqiptare- Mjeshtrit e Mëdhenj”, është e vetmja galeri virtuale e hapur në vend, në qytetin e Korcës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga shfaqja e Artit Mesjetar përmes teknologjisë në Galerinë e Arteve Digjitale duke e konsideruar një eksperiencë e pazakontë në këto festa.
Kreu i qeverisë theksoi se, kjo ishte një eksperiencë e pazakontë në këto festa.
Galeria e Arteve Digjitale (GAD) ofroi përmes kësaj ekspozite unike, një eksperiencë të pazakontë, në prag festash.
Vetë GAD ftoi artdashësit përmes rrjeteve sociale, duke shkruar: “Përjetoni shkëlqimin e trashëgimisë tonë kulturore si kurrë më parë! Kjo nuk është thjesht një ekspozitë; është një udhëtim nëpër kohë.”
Një ekspozitë e veçantë e quajtur “Ikonografia Shqiptare-Mjeshtrit e Mëdhenj”, u hap këto ditë festash në Galeria e Arteve Digjitale në Korçë, e vetmja e këtij lloji në vend që sjell një model unik të paraqitjes se artit. Për kryetarin e bashkisë Korcë, Sotiraq Filo kjo galeri ndërthur kulturën dhe teknologjinë së bashku.
“Vetë kjo galeri dhe mënyra sesi është konceptuar do t’i ketë brenda të dyja këto elementë, pra ka edhe elementët e artit dhe të teknologjisë. Para pak muajsh në të parën sallë të projeksionit 360 gradë në Shqipëri, tashmë po e vëmë në punë këtë investim duke krijuar mundësinë që në këtë ambient të kemi ekspozita të ndryshme, shfaqje të ndryshme”, u shpreh Sotiraq Filo, kreu i Bashkisë Korçë.
Drejtori i “Galeria e Arteve Digjitale” thotë se galeritë virtuale janë qendra të inovacionit dhe teknologjisë në shumë vende të botës, ndërsa Korça është e para në rajon që ka ngritur një qendër të tillë.
Ekspozita e parë e artit digjital “Ikonografia Shqiptare; Mjeshtrat e mëdhenj”, e hapur në 23 dhjetor, do të presë vizitorët çdo ditë nga ora 12:00-20:00.
Kjo ekspozitë është mundësuar falë mbështetjes dhe fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.
/f.s