• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama apo Basha po bën premtime të rreme?! Flasin analistët

by Ardit Rada
10/02/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistët Ilir Yzeiri dhe Agron Gjekmarkaj kanë folur në “Top Talk” për zgjedhjet e 25 Prillit dhe votën që do të japin shqiptarët.

Teksa kanë filluar të bëhen premtimet e para për qytetarët, Yzeiri dhe Gjekmarkaj kanë treguar nëse më 25 prill, vota do t’i jepet individit apo premtimeve.

Ilir Yzeiri: Pikërisht për këtë do votohet sepse në themel të akteve premtuese është individi, ai që bën premtimin. Prej atij varet realizimi ose kthimi në një akt i premtimit. Dhe votuesit, të gjithë pa përjashtim do të shikojnë personalitetin, karakterin, dinjitetin, forcën e atij që premton. Nga kjo pikëpamje më duhet të themi që Lulzim Basha për fat të keq sipas mendimit tim gjithmonë ka treguar në këto vite që nuk është personaliteti i duhur për të premtuar ato që ka ndërmend të bëjë një lider i forcës politike më të madhe në opozitë, nuk ka treguar deri tani pjekuri politike të duhur, nuk ka treguar forcën, vullnetin dhe karakterin, por në krye të Partisë Demokratike, e copëzoi atë forcë politike dhe në krye të Bashkisë së Tiranës kur ishte për 4 vjet ndërtoi vetëm 500 metra rrugë këtu nga Filologjiku në Sauk dhe nuk bëri asnjë punë tjetër.

Për fat të keq, përshtypja më e madhe për Lulzim Bashën është se ai nuk i mban dot premtimet dhe nuk i kryen dot punët deri në fund. Këtu po i citoj akuzat që i bën një nga kundërshtaret e tij, Jozefina Topalli, e cila thotë që premtimet e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk realizohen, por nuk ka asnjë performancë për t’i mbajtur ato.  

Agron Gjekmarkaj: Mbi të gjitha besoj se do jetë një votë gjykimi, votë gjykimi për punët e qeverisë në 8 vite dhe si e tillë do të jetë një votë kundra me ndonjë shumicë, do jetë një votë ndërmjet njeriut mesjanik dhe njeriut që i di të gjitha duke shfaqur një lloj arrogance, herë simpatike dhe herë jo sic është kjo e Edi Ramës dhe njeriut normal sic është Lulzim Basha.

Do jetë një votë që do gjykojë sigurisht programet dhe vërtetësinë e tyre në raport me kohën dhe realitetin në të cilin jetojmë dhe sa i përket Bashës, mendoj se mund ti përmenden disa gjëra pozitive. Nuk e di në kanë qenë premtime, por janë gjëra pozitive që do ta gjykojnë qytetarët, sic është koha kur ai ishte ministër i transportit për rrugën e Kombit, kur ishte ministër i brendshëm për liberalizimin e vizave dhe integrimin në NATO si ministër i jashtëm dhe kryetar i Bashkisë Tiranë që nuk i bëri dëme qytetit. Në këtë kontekst mendoj që do të prevalojnë një votë pro Bashës dhe opozitës./a.p

Next Post
Arrestohen 7 shqiptarë brenda anijes, e sapombërritur në Britaninë e Madhe

Arrestohen 7 shqiptarë brenda anijes, e sapombërritur në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

January 24, 2026
Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

January 24, 2026
Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

January 24, 2026
Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In