• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Aksioni i naftës si me energjinë, nuk ka tolerime

by
01/05/2015 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe një herë të gjithë abuzuesit me karburantin se nëse evidentohen shkelje do të përballen me ligjin. Duke folur gjatë lançimit të operacionit të tretë më të rëndësishëm në vend, atë kundër vjedhjes dhe mashtrimit në sektorin e hidrokarbureve Rama tha se  ky operacion do t’i japë fund abuzimit me pasuritë e vendit dhe mashtrimit të qytetarëve për çmimin e naftës.

Shefi i qeverisë e krahasoi aksionin për cilësinë e naftës,  të njëjtë me aksionin kundër vjedhjes së energjisë.

“Para pak se të vija këtu isha në Panairin e Punës dhe e mbylla fjalën time me një shprehje që dëshiroj të filloj këtë fjalë, një shprehje të Shën Franceskut, që thotë “bëj atë çka është e nevojshme që të bësh atë që është e mundur, dhe atëherë do të bësh edhe atë që është e pamundur”. Pra çfarë kemi bërë deri më sot, e çfarë do bëjmë më tej me nisjen e këtij operacioni kundër grabitësve të pasurisë kombëtare, dhe kundër mashtruesve të qytetarëve tanë. Këto operacione janë pjesë e planit tonë për të çuar më tutje një proces që pasoi natyrshëm ndaljen e hemorragjisë që ishte pjesa më e parë e mandatit tonë qeverisës. Ne e gjetëm vendin si një trup të shtrirë përtokë që pikonte gjak nga çdo organ vital. Nuk ka një sektor të jetës së vendit tonë ku mund të thuhet se 18 muaj në vend gjendja nuk ishte hemorragjike. Sektori i energjisë që është dhe zemra e ekonomisë së një vendi, ishte shëmbëlltyra me kuptim plotë e kësaj hemorragjie asfiksuese. Njësoj si bëmë për energjinë elektrike, ku fillimisht u angazhuam për të ndalur hemorragjinë dhe pastaj filluam operacionin që vazhdon e do të vazhdojë deri kur i gjithë organizmi të jetë gati për t’u vënë në lëvizje të plotë e në funksion të konsumatorit, po bëjmë edhe sot me naftën”, tha kryeministri Rama.

Rama nënvizoi se pjesë e këtij aksioni do jetë dhe Policia e Shtetit, si në rastin e sektorit të energjisë.

“Policia e shtetit do jetë pjesë e këtij operacioni, siç ishte me energjinë, për të garantuar deri në fund se kush kapet në shkelje të ligjit dhe grabitje e mashtrim në kurriz të konsumatorit, të ndëshkohet. Ajo çka rezulton nga deklaratat e importit, përpara se të dal në shitje të jetë e njëjtë dhe të shënjohet. Shumë herë futet hollues, ose ku di unë ça fusin shqiptare, kur duan t’ja fusin tjetrit. Një Mercedez shkatërrohet brenda 3 viteve, ashtu si dhe mushkëritë e shqiptarëve.”, ­përfundoi kryeministri Rama.

Tahiri: Lufta e qeverisë, ta bëjë Shqipërinë më të jetueshme

Nga ana e tij edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri premtoi angazhimin serioz të Policisë së Shtetit në këtë operacion të tretë të qeverisë, që siç tha ai, do ketë suksesin e dy të tjerëve. Tahiri tha se lufta e qeverisë sot është ta bëjë Shqipërinë më të jetueshme.

“Sot është dita për të kuptuar sa shumë kemi bërë dhe sa shumë duhet për të garantuar dinjitetin njerëzor, për ti dhënë dinjitet dhe mirëqenie çdo qytetari. Ne besojmë sot se duhet të kthejmë dinjitetin nëpërmjet punës dhe mirëqenies. Sot koordinojmë forcat mes shumë institucione për të shëruar një plagë shumëvjeçare siç është vjedhja e pasurisë kombëtare për të mos patur ngjarje si në Marinzë, që po hetohet, duke e bërë tregun e naftës monopol deri tek cilësia e karburantit që nuk prish vetëm makina dhe shkatërron shëndetin e çdo qytetari duke dërrmuar mjedisin. Lufta jonë ta bëjmë Shqipërinë më të pastër dhe më të jetueshme”. u shpreh Tahiri

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Shqipëria, me krahun më të lirë të punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In