• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Akademia e Sigurisë, institucion elitar që përgatit policinë e gjeneratës tjetër

by A R
07/11/2019 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Një institucion elitar që përgatit policinë e gjeneratës tjetër”. Kështu e quan Kryeministri Rama, Akademinë e Sigurisë, ku sapo kanë nisur vitin e ri mësimor 500 të rinj dhe të reja që do të jenë pjesë e trupës së policisë së shtetit, teksa publikon një video me pamje nga trajnimi dhe kurset që mundësohen në këtë akademi.

Mes të rinjve që studiojnë janë edhe ata që kanë zgjedhur Fakultetin e Hetimit në Akademinë e Sigurisë, që sipas Kryeministrit do të shtojnë kapacitetet e strukturave të hetimit dhe do të rrisin forcën goditëse ndaj krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Në ERTV u publikua një intervistë e zëvendësministrit të brendshëm Julian Hodaj, nga mjediset e kësaj Akademie, ku shpjegoi risitë lidhur me cilësinë në programet e studimit për oficerët e rinj.

“Akademia ka funksionuar si shkollë e policisë nga viti 2005 dhe për fat të keq, për një perudhë gati 10 vjeçare u shndërrua vetëm në qendër trajnimi, ofronte vetëm kurse të trajnimit bazë, por jo nivelin bachelor dhe master të domosdoshme për karrierën në trupën e policisë. Nga viti 2015 është rikthyer si Akademi e Sigurisë, e cila rekruton çdo vit të rinj dhe të reja, e vetëm këtë vit numri i studentëve është 500 që do jenë pjesë e policisë së shtetit dhe 30 të tjerë që fillojnë kursin për të marrë gradën Nënkomisar. Po ta llogarisim në këto 4-5 vite që po funksionon Akademia, rreth 35 % e inspektorëve vijnë nga kjo akademi, pra janë prurje të reja. Janë 35 % e një trupe prej 7300, 7500 njerëzish të nivelit bazë”, tha Hodaj.

Një tjetër risi e kësaj Akademie janë programet e reja të studimit për studentët, cilësia e të cilave garantohet nga një marrëveshje me Kolegjin Policor të Bashkimit Europian dhe duke u bërë pjesë e rrjetit Akademik të FRONTEX-it.

“Nga 4,5 programe që ofronte Akademia në vitin 2005, prej vitit 2015 e sot që flasim kemi plot 64 programe të ofruara që mbulojnë gjithë fushat, jo vetëm ato që mbulojnë policinë e shtetit, por edhe ato që i shërbejnë institucioneve të tjera të sigurisë, si programet për gardën e shtetit, programe për policinë bashkiake, programe për zjarrfikësit, apo policitë private. Gjithashtu sapo kemi konkluduar një program Twinning me Bashkimin Europian, një program trevjeçar, ku ekspertë europianë, të akademive të ngjashme, do vijnë dhe do ndihmojnë në këtë akademi”, theksoi Hodaj.

Rreth 400 studentë janë diplomuar disa javë më parë nga kjo Akademi, për të shërbyer në trupat e patrullës së përgjithshme dhe në gradën më të lartë nënkomisar, ndërkohë që 500 të tjerë kanë nisur vitin e ri të studimeve.

/a.r

Next Post
Meta del “jashtë loje”, Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e “Kushtetueses”

Meta del "jashtë loje", Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e "Kushtetueses"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In