• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: 300 milionë euro në tre vjet, kreditim për bujqësinë

by Java News
18/11/2015 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim me investitorë në fushën e bujqësisë që u zhvillua sot në ambientet e fermës “UKA” në Laknas, Tiranë, njoftoi krijimin e fondit kombëtar të garancisë, me një vlerë prej 300 milionë euro në tre vjet, për kreditimin e bujqësisë.

“Në bashkëpunim me BERZH-in, e cila na ka asistuar për të krijuar këtë instrument, si dhe me bankat e nivelit të dytë në vend, nëpërmjet koordinimit të AZHBR-së, qeveria do të kreditojë sipërmarrjen bujqësore me një fond të posaçëm, prej 300 milionë euro në tre vjet, shifër kjo e parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2016”, deklaroi Rama.

Ai shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për ta parë bujqësinë si një ndër korsitë më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e social.

Ndërsa deklaroi se kërkesa për financim është shumë më e madhe se mundësia e buxhetit të shtetit për ta financuar këtë sektor, Rama tha se gradualisht po krijohen kushtet për të financuar pa limit sipërmarrjet bujqësore.

Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sa i përket nivelit të kredive të këqija, kreu i qeverisë bëri të ditur se fshati dhe bujqësia janë më pak problematikët, çka sipas tij, flet për një prespektivë të mirë zhvillimi dhe konsolidimi të sipërmarrjes bujqësore.

“Ka një impakt shumë domethënës, që në kushtet e sotme, një nga problemet që ne kemi sa u përket financave, janë kreditë e këqija, të cilat falë një përpjekjeje serioze me BSH-në, nga një nivel kërcënues në 25% i ulëm arsyeshëm në rreth 20%. Por fakt interesant është se, pavarësisht se fshati dhe bujqësia duken pjesa më gri, edhe për shkak të informalitetit të madh, bankat asnjëherë nuk kanë patur probleme me kreditë e tyre. Këtë e vërtetojnë edhe agjencitë e krediteve që nuk kanë probleme të kësaj natyre me kreditë apo mikrokreditë e dhëna në fshat”,  theksoi kryeministri.

Next Post

Çantë e dyshimtë në aeroport, alarmohet Kopenhagen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In