• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: 30 qershori nuk shtyhet, zgjedhjet janë një ankand, e bën populli dhe pret ofertat politike

by Java News
16/05/2019 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarët në studion e “Opinion” për dosjen e përgjimeve por edhe për krizën me opozitën.

Megjithatë kreu i maxhorancës nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor, duke e quajtur antikushtetuese mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“30 qershori nuk është i imi, nuk e kam vendosur unë. 30 qershori është data e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk e kam vendosur unë, unë nuk di që qeveria të ketë marrë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje. Se opozita ka një pikëpamje për përgjimet, për unazën është në të drejtën e vetë. Por opozita dhe qeveria nuk mundet dot që këndvështrimin e vetë ta kthejë në një imponim. Ik ti ose s’ka zgjedhje, kjo nuk mund të ndodhi. Nëse qeveria apo shumica ka marrë ndonjë iniciativë për të penguar opozitën të hyjnë në zgjedhje hajde ta diskutojmë. Këto zgjedhje janë të lira për të gjithë, kush do futet, kush do nuk futet. Zgjedhjet janë një ankand, që e bën popullin dhe pret ofertat politike. Ne kemi detyrë që në 30 qershor kur është caktuar data e ankandit të jemi atje. Dikush tjetër që s’ka ofertë politike dhe nuk shkon dot në ankand se humbet ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishte ankandi. Çfarë fuqie bazuar në cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyj që ankandi të shtyhet”, deklaroi Rama.

Sa i përket precedentëve në shtyrjen e zgjedhjeve, Rama tha se kanë qenë raste të ndryshme.

“Në vitin 2006 kur diskutuam për çështjen ka pas 2 probleme. Një problem lidhur me ezaurimin e afateve të kodit zgjedhur dhe aspekti tjetër që kushtetuta nuk ka pasur kufi të përcaktuar për zgjedhjet. Këto diskutime që bëjmë ne këtu nuk bëhen në asnjë vend tjetër. Sa herë flasim për drejtësi, për prokurori për fat të mirë nuk jemi disa vite më para. Jemi në një proces për të cilin ka arbitër. Ai arbitër i cili i fishkëllen dhe i nxjerr karton të kuq Rumanisë, që është anëtare e BE ai arbitër nuk pyet as për mua, as sa i fortë jam unë, as për PS. Nxjerr kartonin e kuq e të fishkëllejë gjithë planeti. Përderisa ai arbitër nuk ka nxjerrë as karton të verdhë, e kanë kuptuar të gjithë se kjo bëhet për dy arsye, e para se Basha nuk fiton dot zgjedhjet… Ata u larguan nga parlamenti sepse humbën çdo debat në parlament. Posti i kryeministri nuk është i imi. Nuk kam të drejtë ta përdor postin e kryeministrit si plaçkë që e hedh dhe e pret. Ma kanë dhënë detyrën të bëj kryeministrin”, deklaroi Rama.

g.kosovari

Next Post
Rama: Krenar që Sahit Dollapi bëhet legjendë me tre goditje me shkop. Këtu janë vrarë njerëz dhe autorët janë dekoruar

Rama: Krenar që Sahit Dollapi bëhet legjendë me tre goditje me shkop. Këtu janë vrarë njerëz dhe autorët janë dekoruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

February 5, 2026
Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In