• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama 2”, asnjë tender në dorë të ministrave e drejtorëve? Ideja anti-korrupsion…

by A R
23/08/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e re e Edi Ramës do të ketë një strukturë të re, një strukturë, që do të lërë gjithë ministrat e kabinetit qeveritar “me gisht në gojë”, siç thotë fjala e urtë popullore.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Prokurimeve Publike, një strukturë e panjohur më parë në qeverisje, që do të mbledhë gjithë procedurat e tenderave të çdo institucioni që menaxhon para publike, në duart e një njeriu të vetëm, organ që do të ketë zyrën në selinë e kryeministrisë, dhe do të jetë në varësinë e kryeministrit.

Burime të besueshme I thanë newsbomb.al se struktura e re e Prokurimeve Publike do të varet nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi.

Përfundimisht, ministritë do të bëjnë planet e tyre vjetore për nevojat që kanë, por tenderat, nuk do të realizohen në asnjë prej këtyre dikastereve.

Burimet i thanë newsbomb.al, se ministritë mund të kenë nevojë për letra e lapustila, prodhime kancelarie, apo printera; siç mund të kenë nevojë policët e ushtarët për veshmbathje, apo edhe të burgosurit e spitalet për çarçafë e veshje; nevojat mund të jenë për blerje armatimesh apo për blerje makinash….por edhe për çdo lloj blerjeje tjetër.

Por, asnjë nga ministrat, apo stafet përkatëse, nuk do të menaxhojë asnjë tender. Të gjitha do të bëhen në drejtorinë e Prokurimeve Publike në varësi të kryeministrit.

Edi Rama nuk ishte njohur me këtë ide të re deri një muaj më parë, kohë kur takoi kryeministrin kroat. Dhe siç informojnë burimet e besueshme newsbomb.al, një ndër çështjet për të cilat është diskutuar, ka qenë edhe riorganizimi I qeverisë, por edhe procedurat e tenderave dhe mënyrat sesi mund të shmanget korrupsioni. Kryeministri kroat e ka njohur me idenë e Kroacisë, ku tenderat zhvillohen jo nga cdo institucion, por vetëm në një vend.

Edi Ramën e ka tërhequr shumë kjo ide dhe nuk ka ngurruar të kërkojë ndihmën e homologut për të trajnuar personel shqiptar në mënyrën sesi Kroacia po ecën me këtë procedurë. Dhe kryeministri kroat ka pranuar që njerëz nga Shqipëria të shkojnë në Kroaci, (dhe janë ende aty) për të marrë eksperiencën e nevojshme për të krijuar strukturën e re në Shqipëri.

Dhe njeriu është zgjedhur. Sigurisht është prapë një grua, dikur pjesë e kabinetit të ish-kryetarit të bashkisë Edi Rama dhe sot në stafin e tij në qeveri. Kjo grua do të bëjë “zap” tenderat e gjithë buxhetit të shtetit.

S’ka më nevojë për ndërhyrje dhe miq, as për komisione e përqindje, as për të gjetur njerëz apo për të paguar ministra…Tani, ka një mënyrë më të ndërlikuar për të përfituar tenderat e radhës, pa meritë./Newsbomb

Next Post
Rikthehen rradhët në Kapshticë, emigrantët shqiptarë largohen nga vendi pas Krishtlindjeve

Bllokimi i azilkërkuesve, 252 persona u kthyen vetëm në Gusht në Kapshticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In