• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: 18 Qershori nuk diskutohet! Po i japim shans opozitës, edhe durimi e ka një kufi…

by Java News
19/04/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas seancës ku u zhvillua raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, ku nuk u votua asnjë emër. Rama komentoi letrën e PS-LSI në KQZ për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive dhe koalicioneve. Ai ripërsëriti se PS po tregohet e duruar dhe po i jep shans PD-së, teksa shtoi se edhe durimi e ka një kufi…

“Ata që bëjnë akuza janë të njëjtët, edhe në 1 Prill të 2013. Këtu bëhet fjalë për një sforco vullnet-mirë nga ana jonë për të krijuar mundësi për opozitën zyrtare, konretisht PD me shpresën që do kthehet në rrugën e arsyes dhe për t’i dhënë shans përpjekjes që me gjasë do ndodhë me këmbënguljen tonë me letrën për PPE nga kreu i Kuvendit, për një dialog që ne nuk arritëm me gjithë përpjekjet tona. Kështu që mos keni asnjë merak sepse nëse ata do të duan të shkojnë deri në fund me këtë sjellje kur ne përpiqemi me bukë, ata me gurë, do jetë deri në fund përgjegjësia e tyre. Ne nuk jemi të shqetësuar, do bëjmë çmos për zgjedhje gjithëpërfshirëse, por sigurisht që çdo përpjekje e ka një fund dhe patjetër që fundi do jetë momenti i regjistrimit të kandidatëve, të ekipeve që do të kandidojnë”, tha Rama.

Ai theksoi më tej se “18 Qershori nuk diskutohet”, duke i qëndruar vendimit për të mos shtyrë zgjedhjet.

Ai foli edhe në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit. Rama tha se seanca e sotme  ku nuk u votua asnjë emër edhe pse votat janë, ishte shprehje e vullnetit të mirë për të bërë opozitën pjesë të procesit.

“Sot ishte tjetër shprehje e vullnetittonë të mirë, janë numrat për zgjedhjen e presidentit. Për t’i dhënë të gjitha hapësirën e mundshme brenda kornizës kushtetuese PD-së dhe atyre që bashkë me të janë ngujuar në çadrën e frikës nga drejtësia, nuk paraqitën një kandidat sepse duan që të krijojnë mudënsinë që të mund të gjejnë konsensus. Unë jam shumë i duruar nga ç’ju ja dukur sepse unë besoj t durimi deri ku është kufiri, sa i takon presidentit ne duam t’i kthejme dinjitetin. Duam t’i japim mundësinë të ngrihet mbi palët, dhe duam një figurë që të ketë paanshmëri, qoftë edhe relative por të japë paanshmëri. Ne do presim. Më mirë një president i duhur dhe i pranuar nga sa më shumë se sa një president i zgjedhur në nj sallë ku opozita duhet të vinte në punë dhe nuk vjen”, deklaroi ai./a.m.

Next Post
Në këtë ditë, më 19 prill, u nënshkrua marrëveshja e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

Në këtë ditë, më 19 prill, u nënshkrua marrëveshja e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In