• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: 173 konçensionet e qeverisë së shkuar si letra me vlerë në tregun e zi

by A R
26/01/2016 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë Këshillin Ekonomik Kombëtar, nga ku ka thënë se zhurma për partneritetin publik privat në lidhje me mbledhjen e TVSH po bëhet nga një opozitë, e cila kur dje ishte në qeveri ka bërë konçensione që kanë shkatërruar sektorë të ndryshëm ekonomikë. Kryeministri Rama i është referuar 173 konçensioneve të bëra nga qeverisja e PD-së, duke thënë se vetëm 161 prej tyre, të dhëna për HEC-et, janë shembull i një katastrofe ekonomike dhe mjedisore. Rama tha se këto konçensioni ishin projekte me 3 fletë A4, pa asnjë studim, të cilat kryeministri i cilësoi si “vizatime kalamajsh”.

“Ndërkohë që po të hyjnë në koncensionet për ndërtimin e HEC-eve, atëherë jemi në diferencën midis shekujsh dhe jo dy vjetësh. Koncensione që kanë shkatërruar mjedisin. Koncension pas asnjë studim, për të bërë HEC-e me 3 fleta A4, si vizatime kalamajsh, fizibilitet tejet të ulët. Për më shumë ato kanë qenë si letra me vlerë që tentohej të shiteshin në një treg të zi, dhe kjo ështe vërteta.”- tha Rama.

Kryeministri tha se në qeverisjen 2 vjeçare të koalicionit të majtë gjithsej janë bërë 14 kontrata partneriteti publik privat, ku 6 prej tyre janë për ndërtimin e HEC-eve. Kreu qeverisë iu rikthye konçensioneve të skanimit të kontenierëve, duke deklaruar se nëse nuk do të rinegociohej nga qeveria, kjo marëveshje do të shkatërronte të gjithë sektorin fason.

“Më lejoni të them se koncensioni për skanimin është rinegociuar për të rregulluar termat, pavarësisht se ne do të donim që ky koncension të mos egzistonte fare. I rinegociuar konçensioni për pullat fiskale, në rradhë të parë për ilaçet, duke mos lejuar që cmimi tyre të rritej. Po ashtu koncensioni për markimin e karburanteve me të cilët jemi ende në diskutime për ti dhënë kuptim asaj. Të gjitha këto ishin koncensione me pasoja të rënda për qytetarët.

Po ashtu 3 kontrata konçensionare për menaxhimin e portit të Durrësit, që nga një port ku ne duhej të bazonim një nga forcat e zhvillimit tonë ekonomik, është një hapësirë konflikti të hapur ndaj konçensionarëve dhe shtetit, për shkak të kontratave skandaloze.

Më lejoni t’ju them vetëm një shembull… nëse ne nuk do të kishim rinegociuar konçensionin për skanimin, do të detyroheshin bizneset të paguanin 39 euro për skanimin e çdo fature doganore, dhe jo vetëm për aty ku skanohej por edhe për aty ku nuk skanohej.

Çfarë bëmë ne, ne ulëm tarifën në 22 euro nga 39 euro dhe nxorrëm para nga buxheti për të konspensuar të gjithë ata që punojnë me mall porositësi. Gjithë industria fason do të kishte rënë përtokë sot, nëse nuk do të nxirrnim para nga buxheti shtetit. Këto janë një marrëzi korruptive dhe injorante, që sot dhe nesër, shqiptarët do tu paguajnë cmimin.”- deklaroi kreu qeverisë

Në lidhje me turizmin, Kryeministri theksoi se qeveria po punon për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së këtij sektori, që sipas tij është njëri nga burimet reale të rritjes ekonomike.

“Viti i kaluar ishte mjaft inkurajues për turizmin, në aspektin sasior dhe cilësor. Konstatojmë numër në rritje të turistëve nga Europa veriore. Gjithsesi, ka shumë për të bërë në të gjithë vijën bregdetare, duhet investuar për shërbimin e energjisë dhe shërbimet e tjera bazë. Por mendoj se nëse koordinohemi më mirë me operatorët privatë, do tërheqim më tej vëmendjen e turistëve”, tha Rama.

Next Post

Beqaj i përgjigjet akuzave për konçesionet: Partneriteti publik-privat, skemë e suksesshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

February 10, 2026
Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

February 10, 2026
Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

February 10, 2026
LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

February 10, 2026
VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In