Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se shuma prej 15 mln eurosh e akorduar dje nga Komisioni Europian në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, është një shifër paraprake, dhe nuk është fondi i përgjithshëm i BE. Rama se se KE do të koordinoj konferencën e donatorëve të iniciuar pas Samitit të NATO-s.
“Së pari informojeni mirë publikun që fondi i djeshëm është një fond i parë për një fazë paraprake. Nuk është fondi i përgjithsmë i BE. Së dyti komisoneri, komisoni është angazhuar me ne për të pasur një raport të detajuar të post katastrofës për të vënë në lëvizje fondin për rindërtimin. Dje në Samitin e NATO kam marrë gatishmërinë për të marrë pjesë në një konferencë të madhe donatorësh. Mbrëmë presidentja ma ka konfirmuar se KE do jetë koordinatori i kësaj konference të madhe donatorësh. Bëhet fjalë për një kohë të shpejt por un ë kam kërkuar të bëhet jo më larg se në janar. Ne kemi numrin më të madh të ekipeve që po bëjnë ekspertizën e godinave. Ka kaluar 4000 por do kemi shumë më shumë. Duhet të kemi një raport të bërë shpejt por pa nxitim”, tha Rama.
Ndërsa Eurokomisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič tha nga Vora ku vizitoi çadrat ku po strehohen të prekurit nga tërmeti, se Komisioni Europian do të jetë krah Shqipërisë si një vend kandidat edhe në fazën e rindërtimit. Ai tha se pas vlerësimit të dëmeve do të ketë një tjetër shifër që do të ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbet.
“Prania ime këtu është në fakt demonstrim i solidaritet të BE me Shqipërinë. Ne qëndrojmë krah për krah me ju që ju ta dini që nuk jeni vetëm. Shpreh ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën. Shpreh dhimbshërinë time për të gjithë ju që keni pësuar dëme. BE reagoi në mënyrë të menjëhershme. Të martën e shkuar ne ishin këtu. Kemi dhënë asistencën tonë që atë ditë. Shqipëria është pjesë e Europës, ne nuk do ju lëmë vetëm. BE do vijojë të jetë krah jush. Ju jeni një vend kandidat. Ne do ju japim mbështetje edhe në fazën e rindërtimit. Në fund më lejoni të them se si u tha dje, KE ka vënë menjëanë 15 mln euro për fazën e rindërtimit i cili do të nisë pas vlerësimit. Fillimisht bëhet vlerësimi i dëmeve dhe KE ka qenë në kontakt jo vetëm me OKB por edhe me bankën botërore. Vetëm pasi të kemi marrë të dhënat do kemi një shifër për fazën tjetër të rindërtimit’, tha eurokomisioneri.











