Koreografi dhe balerini i njohur Ilir Shaqiri, në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, është shprehur se perceptimi për shqiptarët në Itali ka ndryshuar si nata me ditën.
Balerini u shpreh se “e shikoj tek dogana, që nga nxjerrja e pasaportës në krahasim me vite përpara, është nata me ditën”.
Ilir Shaqiri deklaroi se tashmë shqiptarët e nxerrin pasaportën pa teklif dhe se kanë kompleksin e viteve më parë, ku sipas tij, “ngushtoheshin shpatullat”.
Edi Rama: Ka ndryshuar shumë perceptimi për shqiptarët atje apo jo.
Ilir Shaqiri: E shikoj tek dogana, që nga nxjerrja e pasaportës në krahasim me vite përpara, është nata me ditën, sepse e nxjerrin pa teklif, e shikoj këtë gjënë që ka njëlloj krenarie. Nuk e kanë kompleksin, dikur ngushtoheshin shpatullat kur të pyesnin ose kur nxirrje kartëvizitën e kuqe.
Italianët vetë nuk shkulen nga shtëpia, për arsye ekonomike apo arsye të ndryshme. Shikoj shqiptarë ikin për qejf dhe kthehen për qejf. Është fakt, e jetoj vetë këtë gjë. S’ka nevojë të ma thotë njëri.