• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rakia, ilaçi i shqiptarëve ndaj koronavirusit? Ekspertët shpjegojnë nëse e lufton vërtet përhapjen

by Java News
04/03/2020 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“I vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë”. Kështu besohet të ketë shkruar Fan Noli në një letër dërguar Milto Gurrës në Janar të vitit 1919. Megjithatë, nuk është vetëm Noli. Shqiptarët zënë be e rrufe për vlerat fantastike të rakisë e cila në përmbajtjen e saj ka nga 20 deri në 50% alkool, në varësi të përgatitjes. Në popull, besohet se një teke raki në ditë pastron yndyrnat në gjak, por jo vetëm: rakia besohet të luftojë gripin dhe virozat.

Rakia gjen një përdorim të gjerë në shtëpi të e shqiptarëve kryesisht për probleme të lehta shëndetësore. Ajo përdoret për të pushuar dhimbjen e dhëmbit. Mjafton të pini një gllënjkë raki, ta mbani në zonën e dhimbjes dhe për pak minuta ajo do të largohet. Shqiptarët e pinë rakinë edhe për të luftuar stresin, por ky i fundit luftohet me një teke dhe jo me të gjithë shishen sigurisht. Rakia përdoret në popull edhe për të pastruar dhe dezinfektuar rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht në dimër. Një gllënjkë raki këshillohet në popull kur jemi me grip dhe të ftohur për shkak të përmbajtjes së lartë të alkoolit.

A mund të përdoret rakia kundër koronavirusit?

Pavarësisht këshillave të popullit, përgjigja është “jo”. Shkenca apo edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e mbështesin idenë se pijet me përqindje të larta alkooli ju mbrojnë nga Koronavirusi. Në lidhje me përdorimin e rakisë si dezinfektues lokal, ka një përjashtim por jo aq efikas. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një organizatë ombrellë për autoritetet e shumë vendeve të botës, që një pije me bazë alkooli të dezinfektojë ajo duhet të përmbajnë të paktën 60% alkool. Kjo është sasia minimale e alkoolit që pengon përhapjen e viruseve dhe baktereve, nëse ato nuk kanë hyrë tashmë në trup.

Rakia mund të përdoret si dezinfektues i lehtë i duarve, por ajo nuk është shumë efikase për sa kohë përmbajtja e alkoolit mbetet nën 50%. Sipas ekspertëve, vetëm dezinfektuesit me bazë alkooli 60-95% mund të pakësojnë dhe shkatërrojnë numrin e mikrobeve në duar shumë shpejt. Sidoqoftë mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën nga prania e virusit dhe mikrobeve në përgjithësi është uji dhe sapuni, shkruan “AgroWeb”.

Next Post
Pse u arrestua botuesi Henri Çili? Avokati Visha sqaron “prapaskenat” e procesit

DEBATI/ “Pse të bëhet amnisti fiskale?”, Denaj i përgjigjet ekonomistit: Luftojmë informalitetin dhe evazionin fiskal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In