• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raketat në Poloni/ Mustafaj: Qendrimi i Stoltenberg çliron NATO-n nga aktivizimi i nenit 5 për shpallje lufte

by
16/11/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komentoi në studion e Radarit “Informativ” në Abc, situatën e tensionuar në Poloni, pas rënies së raketave në fshatin polak mbrëmjen e djeshme, ku u vranë dy civilë.
Duke iu referuar presidenti polak, Mustafaj thotë se bëhet fjalë për incident nga ana e mbrojtjes Ukrainase, por pa synime të qëllimshme.

Në lidhje me rastin, shefi i NATO-s Jens Stoltrenberg, tha sot se sulmi me raketat në Poloni erdhi nga Mbrojtja Ajrore Ukrainase, duke theksuar se ka qenë incident. Pas kësaj presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është i bindur se mbetjet e raketave në Poloni nuk kanë lidhje me Ukrainën, duke shfajësuar në këtë mënyrë Kievin.

Në lidhje me këtë Mustafaj tha në Radarin Informativ, nën moderimin e gazetares Juli Xhokaxhi se NATO dhe Polonia janë më pak të pagabueshme sesa Ukraina. Ndër të tjera Mustafaj u shpreh i  impresionuar nga mënyra se si autoritetet polake dhe NATO po trajtojnë çështjen.

Për sa i përket deklaratës së shefit të NATO-s, Mustafaj pohoi se Stoltenberg “mbajti me hatër Ukrainën,  duke theksuar se rasti ka qenë aksident dhe jo  diçka e qëllimshme.

Sipas Mustafajt, kjo është bërë për arsye diplomatike dhe  për të çliruar NATO-n nga detyrimi për të aktivizuar  nenin  5, që do të ishte deklarim lufte i mirëfilltë.

Çfarë është neni 5?

Neni 5 është gurthemeli i traktatit të NATO-s, i cili u krijua në vitin 1949 me ushtrinë amerikane si shtyllën e saj kryesore dhe në thelb qëllimi i krijimit të saj ishte për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij të bllokut lindor gjatë Luftës së Ftohtë.

Karta përcakton që anëtarët e NATO-s bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre “do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”.

Nëse një sulm i tillë ndodh, çdo anëtar i NATO-s do të ndihmojë vendin që është sulmuar me çdo veprim “që ai e sheh të nevojshëm”.

Kjo mund të përfshijë përdorimin e forcës së armatosur me qëllim të rivendosjes dhe ruajtjes së sigurisë së zonës së Atlantikut të Veriut.

Çfarë do të thotë nëse thirret neni 5?

Nëse Polonia do të nxisë nenin 4 të traktatit të NATO-s dhe do të thërrasë një takim për të diskutuar kërcënimin e sigurisë, aleanca mund të vendosë të aktivizojë Nenin 5.

Çfarë mund të nënkuptojë kjo varet nga veprimi që vendos të ndërmarrë aleanca, pasi statuti parashikon që anëtarët mund të ndërmarrin çdo veprim ‘që e gjykojnë të nevojshme’.

Kjo mund të përfshijë përdorimin e forcës së armatosur – por kjo duhet të vendoset nga aleanca.

Kur është thirrur neni 5?

Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë më parë, dhe kjo ishte në emër të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

/e.d

Next Post
Balluku: Mos njollosni Alabar. E them me përgjegjësi, s’ka kompani offshore në Portin e Durrësit

Balluku: Mos njollosni Alabar. E them me përgjegjësi, s’ka kompani offshore në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In