• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të ‘vrapojnë’ për t’u vaksinuar

by Java News
21/07/2021 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti Delta i COVID është bërë mbizotërues në shumë vende të botës, përfshirë vendet fqinje me ne, ndërsa dyshimet janë të forta se ky mutacion ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në studion e “Repolitix”, u shpreh se ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbërritjen e këtij varianti, rritja e rasteve të reja të infeksionit që u vu re në dy ditët e fundit, është shqetësuese.

“Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja i bërë apel qytetarëve që të ‘vrapojnë’ për t’u vaksinuar dhe të respektojmë masat anti-COVID që janë në fuqi, pasi, sikurse theksoi Rakacolli, pak rëndësi ka se çfarë varianti i virusit është, i rëndësishëm është fakti se masat parandaluese  të infektimit janë po njësoj.

“Jemi në alert për të parë se çfarë do të ndodhë sepse pavarësisht situatës së qëndrueshme të këtij muaji të fundit, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Por duhet të presim të shohim trendin se si do të shkojë puna. Indikatori më i rëndësishëm monitorues i situatës është numri i fataliteteve dhe i pacientëve në kujdes intensiv. Nuk mund ta themi që virusi është më i dobësuar në këtë periudhë. Nuk mund të gjykosh për agresiviteti e virusit me kaq të shtruar sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, por me analizat e bëra është shumë i dukshëm roli i vaksinave në këtë situatë. Ne kemi rritje rastesh, pak rëndësi ka se çfarë varianti është, e rëndësishme është që masat për të gjithë janë njësoj. Rritja e rasteve është shqetësuese dhe duhet të vrapojmë nëpër qendrat e vaksinimit, çdo qytetar duhet të vazhdojë masat dhe të rendi drejt vaksinimit. Pandemia nuk ka mbaruar”, shtoi ajo. /m.j

Next Post
Festa për gjininë e fëmijës së palindur shkaktoi një viktimë, të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara

Festa për gjininë e fëmijës së palindur shkaktoi një viktimë, të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In