• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rajoni të mos humbë momentin”, Rama për negociatat: Në ditët në vijim hapim 8 kapituj të tjerë

by S T
15/05/2025 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama priti të enjten pasdite Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Së bashku, patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të hapë 8 kapituj të tjerë në ditët në vijim dhe synon që t’i çelë të gjitha ato brenda vitit.

“Kënaqësi të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur. I dashur Antonio shumë faleminderit. Jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në samitin e KPE. Natyrisht që diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Europian dhe me BE-në, për aspektin e procesit tonë të rrugës së anëtarësimit që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave me 16 kapituj të hapur, 8 kapituj të tjerë do hapen në ditët në vijim dhe synojmë t’i hapim të gjithë kapitujt brenda vitit. Ndërkohë siç e kam ndarë edhe publikisht plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e 3 vjetëve domethënë nga 2024 kur filluan në 2027. Është plan ambicioz, por mundësi e jashtëzakonshme për ne pasi janë rreshtuar yjet në një farë mënyre dhe BE si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojë anëtarë të rinj, por natyrisht bazuar në meritë dhe rezultate”, tha Rama.

Mes të dyve u fol edhe për ecurinë në tërësi të rajonit. Kjo, theksoi Rama, është arsyeja pse BE-ja është gati që të pranojë anëtarë të tjerë në gjirin e saj. Me këtë rast pati një ftesë edhe për kolegët e rajonit që të mos e humbasin këtë moment.

“Ftoj të gjithë kolegët e rajonit miqtë e mi që të mos e humbasim këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë gatishmëri të BE, pa harruar që historitë e këtyre viteve kanë treguar që procesi i zgjerimit mund të shpejtojë në një moment dhe mund të ngadalësojë për shumë vite”, tha Rama.ax

Next Post
Lista e barnave, buxheti për rimbursim arrin në 12.6 miliardë lekë

Lista e barnave, buxheti për rimbursim arrin në 12.6 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In