• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rajoni/Kryetarët e Dhomave Ekonomike gati bashkëpunim ekonomik

by Java News
26/05/2019 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, në një takim të zhvilluar të shtunën në Prishtinë, diskutuan idetë konkrete për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe që ndihmojnë në integrimin ekonomik.

Takimi i përbashkët u zhvillua në Odën Ekonomike të Kosovës në Prishtinë ku u diskutuan edhe aktivitetet e radhës.

Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, janë njëherazi anëtarë të Bordit Menaxhues të Forumit Investiv të këtyre Odave i njohur me shkurtesën CIF(Chamber Investment Forum).

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se qëllimi kryesor i Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor dhe takimeve të tilla, është nxitja e bashkëpunimit ekonomik në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se rajoni ka nevojë për investime dhe një treg i përbashkët mund të jetë shumë atraktiv dhe me potencial për të tërhequr kompani të mëdha botërore për të investuar.

Rukiqi në fjalën e tij shtoi se një ndër qëllimet e organizatës CIF është të lehtësoj rrugën e vendeve tona drejt BE-së duke nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe duke treguar se pavarësisht çdo problemi politik mund të ecim përpara me iniciativat tona sepse bizneset kanë nevojë për lehtësim të rrugës për tregti dhe investime.

Ndërkaq kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, tha se bashkëpunimi rajonal në fushën ekonomike është shumë i rëndësishëm për të gjithë, jashtë çdo ngjyre politike dhe se integrimi ekonomik është hallka më e fortë që do të çojë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Pjesë e delegacioni që vizitoi sot Prishtinën dhe Prizrenin ishte edhe kryetari i Bordit Menaxhues të CIF-it, njëherësh kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez, i cili deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë më kohë për të humbur dhe se duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që secili shtet të përfitojë dhe të gëzoj zhvillim ekonomik.

Ai gjithashtu përmendi disa aktivitete rajonale të rëndësishme, mes tjerash edhe aktivitetin që do të mbahet në Londër në bashkëpunim me “Financial Times” ku do të prezantohet rajoni i Ballkanit Perëndimor si destinacion për investime.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriore, Branko Azeski, tha se një bashkëpunim më i mirë në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i dërgonte një mesazh pozitiv edhe institucioneve evropiane.

Ai deklaroi se bashkëpunimi rajonal është obligim, ngase sipas tij, është turpëruese të kemi bashkëpunim më të mirë ekonomik me një vend që është 2000 kilometra larg se sa me njëri-tjetrin.

Azeski shtoi se kompanitë në Ballkanin Perëndimor kanë nevojë për një komunikim më të mirë dhe se do të shfrytëzojnë model të përafërt me atë nordik për të përmirësuar këtë mangësi.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Vlastimir Goluboviç, gjatë fjalës së tij përmendi disa iniciativa dhe projekte rajonale në kuadër të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor që lidhen me fusha të ndryshme si aftësim profesional, digjitalizim dhe projekte tjera të cilat do të realizohen në vitet në vazhdim.

Ai shtoi se ky takim është një mundësi e mirë që së bashku të ndajmë shqetësimet e të gjithë ndërmarrësve që përfaqësojmë dhe t’ju dërgohet mesazh të gjithë atyre që kanë mundësi për t’ju përgjigjur këtyre sfidave.

Sekretari i Përgjithshëm i CIF-it, Safet Gërxhaliu, tha se nga ky takim mund të nxirren mesazhe të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe në këtë drejtim duhet të pajtohemi se dialogu dhe bashkëpunimi rajonal nuk kanë alternativë. (Lexo.al)

Next Post
Shkuesi kosovar që ka bashkuar 450 çifte

Shkuesi kosovar që ka bashkuar 450 çifte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In