• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“RAI, programe në gjuhën arbëreshe”/ Këshilltari për Minoritetet Gjuhësore: Planifikojmë ringjalljen e raporteve dypalëshe

by Java News
09/03/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari për Minoritetet Gjuhësore Gianluca Gallo, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur për vizitën e zhvilluar nga një delegacion përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Tiranë dhe takimin me Presidentin Begaj.

Gallo u shpreh se ruajtja e gjuhës nga arbëreshët në Itali është një përvojë e jashtëzakonshme në një botë ku ka konflikte e luftëra.

Sipas tij ruajtja e traditave nga arbëreshët përgjatë më shumë se 5 shekujve është një shembull që duhet ruajtur e mbrojtur, teksa përmendi risinë e prezantuar nga televizioni kombëtar italian RAI, i cili do të transmetojë edhe programe në gjuhën arbëreshe së shpejti.

Përfaqësimi i arbëreshëve në Itali, ruajtja e gjuhës. Çfarë perceptimi ka dhe çfarë po bëjnë autoritetet vendase për futjen e gjuhës në shkolla

Gallo: Është një përvojë e jashtëzakonshme në një botë ku ka konflikte e luftëra edhe në botën perëndimore ku derdhet gjak njerëzish të pafajshëm çdo ditë. Pas 550 vitesh arbëreshët kanë ruajtur gjuhën pa ndryshuar, traditat, kostumet, etj. I dhuruam një prej këtyre kostumeve Zonjës së Parë. Ky shembull i jashtëzakonshëm i integrimit është një shembull që duhet mbrojtur e ruajtur. Është një risi e javëve të fundit që në kontratën e televizionit RAI është futur gjuha arbëreshe. Për herë të parë do të ketë programe në RAI me përmbajtje arbëreshe.

 A e promovon Italia trashëgiminë arbëreshe?

Gallo: Kjo futet në objektivat tona, të ruajmë këtë trashëgimi. Unë kam mësuar të kem respekt dhe të kuptoj se sa e rëndësishme është prania e arbëreshëve në Itali. Është e jashtëzakonshme që arbëreshët kanë ruajtur çdo gjë që ka qenë e lidhur me trashëgiminë e tyre. Stërgjyshja ime ka qenë me origjinë arbëreshe. Ajo ishte një grua krenare, sepse të tillë janë arbëreshët. Gratë e familjeve të mëdha ishin të forta.

Si i konsideroni ju marrëdhëniet Kalabri-Shqipëri?

Gallo: Është në qëllimet e kryetarit të rajonit dhe Presidentit Begaj. Ne e pritëm Presidentin Begaj në një vizitë në Kalabri dhe është folur për vlerësimin dhe investimin në komunitetin arbëresh si edhe ringjalljen e raporteve dypalëshe. Kjo nënkupton investime të ndërsjella në arsim dhe jo vetëm biznes. Ka pasur takime studimore që janë shoqëruar me propozime konkrete të cilat shpresoj të bëhen publike në vijim./m.j

Next Post
VIDEO/ ‘Zbulime’ të reja nga Ilir Meta: I përzura truprojat e Gardës, janë patronazhistë!

Meta sulmon Ramën për shpopullimin dhe këshillon gratë e Partisë së Lirisë të bëjnë sa më shumë fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In