• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rai 3’/ Gazetari italian: S’kemi pasur presione për të mos e dhënë pjesën e dytë për Shqipërinë, por duhet shumë punë. Dhe presim dhe Ramën

by Java News
29/04/2024 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari italian Giorgio Mottola thotë se pjesa e dytë e emisionit të tij “Report” për lidhjet e politikës në Shqipëri me mafian, nuk është anuluar dhe do të publikohet në kohën e duhur.

Këtë deklaratë, Mottola e ka bërë në emisionin “Zona Zero” të moderatorit Milaim Zeka në Top News.

Mottola u shpreh se pjesa e dytë është shtyrë tashmë, pas gatishmërisë së kryeministrit Edi Rama për të dhënë intervistë për ta.

“Thjesht sepse nuk ishte parashikuar për dje pjesa e dytë. Kemi një kohë shumë të gjatë pune, na duheshin 3-4 muaj, në të vërtetë pjesa e dytë do të jepet por do të na duhet pak kohë, nuk kemi patur presion, ka shumë presione por emisioni është dhënë për 25 vjet dhe nuk kemi patur asnjë problem. Do të jepet edhe pjesa tjetër, edhe pse kryeministri Edi Rama është i gatshëm të japë një intervistë”, u shpreh Motola.

Si ju bën kaq shumë përshtypje ideja që Shqipëria ofrohet për çështjen e emigrantëve, ndërkohë që s’ju ka bërë kaq shumë përshtypje kur Shqipëria ofroi mjekë dhe infermierë për Covid-19.

Mottola: Unë i jam shumë mirënjohës Shqipërisë për kontributin që kanë dhënë për pandeminë, por kjo është një temë tjetër, fluksi i emigrantëve nuk është një pandemi, një tërmet. Në Itali për mbi 10 vite kemi pasur emigrantë dhe duke konsideruar që në 2016-ën kishin atdhur 1800 emigrantë, fluksi i tyre tashmë është i qëndrueshëm prej vitesh dhe Europa mund ta rregullojë vetë.

Ju jeni kundër qëndrimit që Shqipëria ofron ndihmë për emigrantët?

Mottola: Kjo është një marrëveshje që nuk do t’i sjellë avantazhe Italisë, do të jetë një zgjidhje e përkohëshme. Pyetja që duhet bërë është pse duhet të bëhen marrëveshje të këtij tipi?

Pse jeni fokusuar te zoti Agaçi?

Mottola: Unë nuk thashë që Agaçi është një kriminel, edhe këtu mund të them që ajo që bën në Itali një gazetar investigativ është të kërkojë fakte. Agaçi në Itali ka qenë avokat i shumë narkotrafikantëve shqiptarë, kjo është e konfirmuar. Dhe kur kemi gjeneralin Lisi nga ana tjetër që në mënyrë të pagabueshme na tha se ai hyn në kontakt me narkotrafikantin Artur Shehu, sepse e ka kontaktuar avokat Agaçi. Mbi të gjitha për këtë ngjarje kaq të errët, ku avokati Agaçi ka patur një rol kaq thelbësor, përpara fakteve nuk duhet të mbrojë interesat e një politikani, por është një ngjarje e provuar./m.j

Next Post
Dorëzohet Serbia? Vuçiç: Ka shumë gjasa që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Dorëzohet Serbia? Vuçiç: Ka shumë gjasa që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In