Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e fundjavës.
Sipas rezultateve paraprake, të cilat ka arritur t’i sigurojë Zeri.info, Mustafa ka fituar 4 mijë e 719 vota.
I dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3 mijë e 741 vota, ndërsa Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2 mijë e 323 vota. (b.an)