• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radioloja Berisha-Meta dhe Lulzimi si personazh i tretë

by Artur Ajazi
03/03/2021 15:21
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Sali Berisha, zevendesi i tij Ilir Meta dhe ministri i Brendshem, gjate nje seance parlamentare, ku u miratuan pa pranine e opozites dy ministrat e rinj te qeverise, Edmond Haxhinasto si minister i Jashtem dhe Ilri Meta Minister i Ekonomise.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gati në çdo dalje mediatike, apo dhe pas çdo deklarate të shoqëruar me “trashje zëri”, duke ju drejtuar veçanërisht kryeministrit Rama, qëndron “radioloja” mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, me Lulzimin si personazh i tretë në mes. Ata përfundimisht janë në betejën e tyre të fundit, Basha për të ruajtur postin e kryetarit të opozitës, dhe Meta për ta marrë atë pas 25 Prillit. Askujt më mirë se atyre, nuk do ti shkonte në kolonë zanore muzika e filmit “Oktapodi”, ashtu siç Monika Kryemadhi, ka nisur ta vendosë gjithmonë kur bën akuza dhe “denoncime” për korrupsion.

Mendo tani, kur Monika dhe Iliri, janë (vetë)shpallur “kalorës të luftës ndaj korrupsionit dhe vjedhjes së votave”, çfarë duhet të thonë shqiptarët që e kanë provuar jo pak por në 3 mandate qeverisëse “ndershmërinë” e çiftit që drejton LSI-në, partinë që njeh vetëm blerjen e votës. Mendo se çfarë duhet të thonë shqiptarët që e kanë provuar, se si me thesin e miellit, 50 mijë lekëshin apo dhe “regalo” të tjera u merrej vota në zgjedhjet e shkuara, tek dëgjojnë Ilirin të kërcënojë me “prerje duarsh po të preket vota”. Mendo se çfarë duhet të thonë shqiptarët, tek dëgjojnë Monikën e Ilirit, tek “denoncon” konçensionet, inceneratorët, tenderat, etj, kur e dinë se si “krruheshin” xhepat e ministrave dhe drejtorëve, kur zbraznin paratë tek thesi i Shefit. Por qeverisja e Edi Ramës u preu rrugën shumë prej këtyre veseve të Ilirit dhe Monikës, por ja që në lojë tanimë është edhe Lulzim Basha.

Ai mbetet gjithmonë “personazhi i tretë i radiolojës” e cila ka nisur dhe drejtohet mjeshtërisht nga Sali Berisha. Qëllimi është i qartë, Lulzimi humbet zgjedhjet, kurse Meta merr “komandën” e opozitës, dhe gjithçka “OK”. Perversitete të tilla ka njohur shpesh fushata e Partisë Demokratike, por kësaj here, askush tjetër si Ilir Meta nuk është personazhi më i parapëlqyer i Sali Berishës, në skenarin e tij për të ruajtur të paprekur figurën dhe pasuritë e tij pas 25 Prillit nga drejtësia e re. Lideri historik i PD, i ka lënë fushë të lirë Ilir Metës, të bëjë ai më shumë se Lulzimi fushatën e opozitës, ta rivalizojë dhe injorojë shpesh atë, duke qenë i sigurtë në përfundimin me sukses të skenarit. Më tepër se lufta për të riardhur në pushtet, Lulzimit i duhet të përballet seriozisht kësaj here me rrezikun “Meta”, i cili nuk ka çfarë të humbasë më tepër se largimi me turp nga posti kreut të shtetit, dhe ndëshkimi që po i kanoset nga drejtësia e re. Lëvizjet e fundit, retorika e shfrenuar, veprimet dhe kanosjet ndaj çdo kundërshtari politik që pengon interesin personal, lufta dhe beteja ndaj çdo faktori ndërkombëtar dhe aleati të Shqipërisë, ç’ekujlibrimi mendor i shpeshtë, janë shenjat më domethënëse që lajmërojnë një skenar të frikshëm të detajuar dhe me vetëdije të plotë, që kanë në mëndjen e tyre Meta-Berisha, pas humbjes historike në 25 Prill.

Natyrisht nuk do t’ja dalin, por kryesore mbetet beteja e pamundur e Lulzimit (jo me Ramën sepse atë e ka të humbur) me Ilir Metën, i cili e ka mbledhur mëndjen “top” për të qenë ai kryetar opozite pas 25 Prillit. Por edhe mosreagimi i Sali Berishës ndaj këtij vendimi absurd të Ilir Metës, tregon qartë “beslidhjen” mes tyre, dhe nxjerrjen jashtë loje të Lulzimit. Asgjë nuk mund të fshihet më pas “perdes” së zyrës së Sali Berishës. Momenti i duhur ka ardhur. Lulzimi e ka mbushur kupën, (por ai nuk kupton gjë akoma) dhe meriton të largohet, për ti hapur rrugën një kryetari të ri për opozitën e sakatepsur, e cila do të jetë thjesht një banderolë e dalë boje, që do të mbajë firmën e njeriut më të pasur të këtij vendi.

Next Post
Koka i përgjigjet Kryemadhit: Tregove se zbatuam standarde për inceneratorët, por ti s’kupton gjë

Koka i përgjigjet Kryemadhit: Tregove se zbatuam standarde për inceneratorët, por ti s’kupton gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In