• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radiografia politike e çështjes “Sali Berisha”

by Ylli Pata
26/10/2023 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Përveç kërcënimit për kryengritje të armatosur nga ana e eksponentëve të lartë të Foltores, apo qëndrime të pritshme të frustruara nga suita berishjane, opozita, nuk se ka mbajtur ndonjë qëndrim të qartë pas ndjekjes penale të Sali Berishës.

Kemi të bëjmë realisht me një zhvillim epokal, edhe pse pritej, gjithsesi është rasti kur në një ngjarje të tillë do të duhet që publiku të dijë çfarë mendon opozita shqiptare. Ilir Meta, duhet thënë ka mbajtur një qëndrim politik, por që mund të konsiderohet si gjysëm, ngaqë është mjaftuar thjesht në një postim në facebook, e nuk mund të konsiderohet siç thonë italianët mbështetje “senza se e senza ma”.

Ka politikanë dhe publicistë që njihen pro opozitës që kanë shprehur mbështetje për hetimin e SPAK ndaj Sali Berishës. PD zyrtare e Lulzim Bashës e ka shprehur të qartë qëndrimin e saj se mbështesin çdo vendim të SPAK, edhe nëse do të jetë nën hetim Basha. Në fakt ky i fundit e dha këtë qëndrim në një televizion informativ në vend.

Logjikisht, i vetmi qëndrim politik që mund të japë çdo politikan i opozitës është thjesht “mbështesim drejtësinë, shikojmë faktet, e më pas do të shprehemi”.

Pasi kjo ndodh në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri në rastin e shumë hetimeve që SPAK ka nisur ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste. Që ka bërë të qartë se ne nuk bëhemi avokatë të politikanëve apo zyrtarëve, ndaj të cilëve SPAK ka hapur një akuzë.

Ky qëndrim i PS-së nuk se ka përbërë ndonjë risi, pasi edhe kur kryetari i tyre u burgos, si Nano, edhe PS bënë betejë ligjore edhe politike. Që Sali Berisha nuk do të pranonte çdo akuzë ndaj tij, madje edhe duke ju kundërvënë e shantazhuar prokurorëve e gjykatësve, sërish nuk përbente risi. Që kur Berisha refuzoi një drejjtësi të re që do të monitorohej nga OMN pra nga SHBA e BE, apo vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve, ishte i parë filmi që po shfaqet sot.

Por interesan përbën fakti tek mënyra sesi po mbrohet Sali Berisha. Ai dhe mbështetësit e tij mund të thonin se akuza është politike nuk e njohim dhe nuk e pranojmë sepse SPAK është i Ramës, siç edhe e thonë vazhdimisht. E kjo logjikë sërisht nuk është risi. Por mbrojtja e Berishës, flasim në aspektin politik, po kanalizohet si një vullnet politik i tij për të mbrojtur pronarët.

E këtu në fakt është thelbi i qëndrimit politik. Se nëse ka një realitet politik në këtë rrafsh, është ai që Sali Berisha ka pasur kundërshtar të fortë shoqatat e pronarëve dhe partitë e djathta që pronën e konsideronin bazike në programin e tyre. Përjashtim bën vetëm rasti Mediu, i cili siç shikohen edhe ngjarjet e margjinalizoi dhe e shkriu Partinë Republikane pasi u kthye në apendiks të familjes Berisha.

Por nëse shikohet me kujdes humori dhe ndjesia e opozitarëve para faktit të dalë tashmë zyrtar, madje edhe me pohimin e Sali Berishës së dhëndri i tij mund të fitonte edhe më shumë se 5 milionë euro nga 17 kullat, duket se së paku frustrimi është i madh.

E ky frustrim është një realitet më shumë politik, është elektoral që ka qenë prezent që në zgjedhjet e 2013-s, 2017-s, 2021-shit e sidomos në 14 majin e këtij viti.

Braktisja e Berishës nga shtresat reale të së djathtës, bëhet fjalë për pronarët realë që nuk kanë përfunduar prona nga vendime, por që kanë tapi, është një fakt real. Që në Shkodër dha pamjen e tij më dramatike për opozitën. E cila thjesht ndjehet e papërfaqësuar, por që nuk do që të ketë Sali Berishën dhe të tijtë si logo. Madje ka zgjedhur më mirë edhe përfaqësues që mazhoranca apo PS ia propozon zi zgjidhje kompromisi.

Pra kjo pjesë e konglomeratit të djathtë, jo vetëm se nuk ja ndjen për Sali Berishën, por është tërë sy e veshë nga SPAK që të nxjerrë sa më shumë abuzime të tij. Sidomos për çështjen e pronave siç është kjo e fundit e privatizimit të klubit Partizani.

Next Post
Prej disa orësh merret në pyetje nga SPAK, Duçka del i qeshur nga prokuroria: Ja çfarë deklaroi…!

Prej disa orësh merret në pyetje nga SPAK, Duçka del i qeshur nga prokuroria: Ja çfarë deklaroi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In