• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radikalizimi i Bashës si përgjigje për Nenin 35

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja e Muharrem Ramës dhe Partisë Socialiste në Dibër e ka kapur gafil klasën politike shqiptare

Partia Demokratike është sigurisht më e goditura, pasi pritshmëria e saj dhe Lulzim Bashës ishte që fitorja në Dibër të energjizonte bazën e PD dhe ta përgatiste për fushatën e ardhshme zgjedhore. Por e kundërta ndodhi. Demokratët humbën dhe humbën thellë, jo më me 400 vota si në 2015, por me mbi 4000 vota. Humbësi me i madh ishte Lulzim Basha, i cili zgjedhjet në Dibër, njësoj si zgjedhjet lokale të vitit të shkuar, tentoi t’i shndërronte në një referendum për qeverisjen Rama. Dibranët i dhanë nje mesazh të qartë Lulzim Bashës, përmes votës së të dielës së kaluar: Pa strategji të qartë dhe pa një alternativë të artikuluar, nuk fitohen dot zgjedhjet. Nuk fitohen zgjedhjet as më aleatë si Kreshnik Spahiu, e aq më pak përmes figurave të djegura të PD që nuk ngjallin asnjë lloj frymëzimi, si Paloka, Ristani, Flamur Noka apo Xhelal Mziu.

Nga ana tjetër, rezultati i thellë humbës në Dibër, duket se i ka dhënë frymëzim dhe kurajo një pjese të marzhinalizuar të Partisë Demokratike, të cilët edhe pse të ndjerë plotësisht të anashkaluar nga Lulzim Basha dhe “prurjet e tij të reja”, kishin preferuar heshtjen deri në këtë moment. Deputetë si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli apo Eduard Selami, janë qartësisht të mendimit se kupa është mbushur plot, madje po derdhet. Eksperimenti i të rinjve si Salianji apo Duma ka dështuar që me humbjen e thellë të Gridës në Durrës, kurse riciklimi i të vjetërve si Paloka e Noka nuk arrin të krijojë asnjë frymë apo energji të re në parti. Në këto kushte, të nëpërkëmbur nga shpura e re që jo vetëm nuk po arrin asnjë rezultat, por përkundrazi po e çon PD-në në humbje gjithmonë e më të thella, gjithnjë e më shumë deputete në rradhët e Partisë Demokratike kanë vendosur të rrebelohen, madje duke arritur deri aty sa të artikulojnë edhe statutin e PD, pikërisht nenin 35, pikën 4, ku Kuvendi Kombëtar përcaktohet si forumi që ka të drejtë të shkarkojë Kryetarin.

Ngjarjet e sotme ne Parlament, duke filluar nga dhuna verbale e duke përfunduar tek tentativa për dhune fizike, tregojnë se Basha e ka marrë seriozisht kërcënimin e rrebeleve brenda partisë.

Për të mos lënë asnjë mundësi lëvizje për Bregun, Patozin, Selamin dhe Rulin, apo Topallin, Basha ka vendosur të radikalizojë aksionin politik. Por llogaria e tij politike mbart një risk shumë të lartë. Duke u radikalizuar, sigurisht ai mund të shpëtoje karrigen e tij në muajt e ardhshëm që i paraprijnë zgjedhjeve të pergjithshme të 2017, por pikërisht ky radikalizim do i zbehe edhe më shumë shanset e PD për të arritur një rezultat pozitiv në zgjedhje, duke ditur se në historinë e zgjedhjeve shqiptare, votuesit asnjëherë nuk kanë votuar forcën radikale. Këtë gjë e di shumë mire Edi Rama dhe Partia Socialiste, të cilët vetëm kur filluan të shpalosnin alternativën e tyre politike dhe kur lanë mënjanë protestat dhe mitingjet, arritën të krijonin besim dhe të fitonin.

Por nëse në prag të 2013 Edi Rama udhëhiqte i qetë Partine Socialiste, sot Lulzim Basha është në qendër të ciklonit politik brenda partisë së tij. Ndaj, ndryshe nga Rama, Basha nuk e ka luksin të flasë për alternativa qeverisëse, por nën presionin e Nenit 35 duhet të trashë zërin e të kërcënojë me protesta. Të cilat, mund t’i shpëtojnë karrigen sot, por do t’i kushtojnë zgjedhjet mot!

Lexo.al/d.i.

Next Post
Gratë deputete,  4 herë më shumë fjalime sesa burrat në parlament

Deri dje e injoronte ambasadorin amerikan, Topalli: Do i tregoj Lu se kush është Al Capone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In