• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Radarët e rinj të policisë rrugore kapin shkeljet e shoferëve në largësi të mëdha

by Java News
09/07/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka ngritur një strukturë të re në varësi të Drejtorisë së Policisë Rrugore, që do të funksionojë vetëm për aksidentet e rënda dhe parandalimin e tyre.

Struktura e firmosur disa ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të ketë në përbërje 30 efektivë Policie, që do të hetojnë ngjarjet e rënda. Nga ana tjetër, ky grup i përzgjedhur oficerësh do të ketë edhe atributet e kryerjes së operacioneve blic që synojnë parandalimin e aksidenteve.

Me këtë strukturë Policia synon që të rrisë parametrat e sigurisë rrugore, duke përdorur edhe radarë të një teknologjie të lartë. Pas një studimi të kryer nga Policia, për rrugët më me risk, nisur edhe nga statistikat e përvitshme të aksidenteve të rënda, parashikohet instalimi i këtyre radarëve. Burime nga grupi i punës thanë se këto mjete mund të konstatojnë edhe në distanca të largëta shkeljet që kryen një drejtues automjeti. Jo vetëm shpejtësinë tej normave të lejuara, por edhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosjen ose jo të rripit të sigurimit.

MASAT PER SEZONIN

Pjesa kryesore e planit të masave të Policisë për sezonin turistik, është ajo e parandalimit të aksidenteve dhe përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, kryesisht drejt zonave turistike, në bregdet apo edhe atyre malore. Për këtë arsye dhjetëra efektivë të Policisë Rrugore të Tiranës janë transferuar përkohësisht në qytete ku ka fluks automjetesh e pushuesish. Kryesisht në Vlorë dhe në Durrës, aktualisht janë shtuar shërbime në radhët e Qarkullimit Rrugor.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Tiranës ka marrë masa për përballimin e fluksit të lëvizjes së automjeteve. Policia njoftoi dje se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në segmentet rrugore autostrada Tiranë–Durrës dhe Vorë–Rinas. Mjetet e tonazhit të lartë mund të kalojnë në segmentet rrugore Tiranë – Ndroq – Durrës, Tiranë – Kamzë. “Këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik ‘Verë 2017’”, tha dje Policia, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

AKSIDENTET E TRAFIKU

Gjatë paradites së djeshme, kryesisht në orët e para të mëngjesit, në rrugën Tiranë– Maminas, ka pasur fluks të madh mjetesh nga kryeqyteti për në drejtim të Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit. Policia njoftoi dje se kanë ndodhur 4 aksidente në këtë aks rrugor, me dëme materiale dhe një aksident me pasojë plagosjen e një personi. Kryerja e veprimeve në këto aksidente ka shkaktuar vonesë të përkohshme dhe bllokim të trafikut.

Nga ana tjetër, Policia tha dje se është konstatuar trafik normal, në Shkodër, Durrës e Lezhë. Edhe në brendësi të zonave turistike, plazhet e Divjakës, plazhet e zonave të Himarës dhe të gjithë bregut të Jugut, Sarandës, të Shëngjinit janë nën kontroll normal të shërbimeve të Policisë Rrugore. Ndërsa Policia njoftoi se në pjesën e dytë të ditës pritet një rëndim i trafikut e, për këtë arsye, ka marrë masa shtesë për përballimin e fluksit të lëvizjes.

a.ç

Next Post
Reforma në drejtësi, të mërkurën bëhet verifikimi i kandidatëve avokatë për KLP-në

Reforma në drejtësi, të mërkurën bëhet verifikimi i kandidatëve avokatë për KLP-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In