• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rada Trajkoviç: Kosova po largohet nga Perëndimi

by Java News
24/01/2018 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vazhdim të intervistës në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se ka përshtypjen që në 18 vjetët e fundit, Kosova po ikën nga identiteti i vet i Europës Perëndimore.Sipas saj, Rugova dhe të tjerët rreth tij janë përpjekur që Kosovën ta dërgojnë në drejtim të Europës, ndërsa siç tha ajo, Rexhep Qosja e disa të tjerë ka tendenca që popullatën shqiptare të Kosovës ta orientojë drejt botës myslimane.

Trajkoviq theksoi se identiteti fetar në kohën e komunizmit nuk ka qenë asnjëherë i theksuar dhe kjo nuk ka bërë ndonjë problem në marrëdhëniet e popullit në këto hapësira.

Ajo në vazhdim ka akuzuar ucK-në, siç ka thënë ajo, për shkatërrimin e kishave dhe objekteve tjera ortodokse. Ajo ka pranuar konstatimin se gjatë luftës janë djegur edhe xhami, ndërsa, nuk ka dashur të flas shifra e numra të të vrarëve gjatë luftës, pasi, ajo ka thënë se i vjen keq për vrasjet e njerëzve në përgjithësi e jo për numrin e të vrarëve në anën shqiptare ose në atë serbe.

“Kush? –UÇK-ja! Ata sistematikisht na vrisnin dhe rrëzonin kishat tona. Ndërsa tregtinë me organe tani do ta kemi në raportin e Gjykatës Speciale. Nga ana tjetër, Rugova i ndjerë donte këtë territor ta çonte kah Evropa.

Në aspektin që të respektohet dhe afrohet me vlera të krishtera. Me atë afërsi s’do të rrëzonin shqiptarët kishat e manastiret sepse unë këtu do të doja ta ruaja, me ndihmën e shqiptarëve, dhe të gjithë të shkojmë drejt Evropës. Këto dyja për mua kishin rëndësi”, ka thënë Trajkoviq.

“Fatkeqësisht, madje me ndihmën e qarqeve në Beograd, fitoi Thaçi të pranohet qysh në fillim dhe mendoj se ky ishte vendim i keq dhe si rezultat, pas 18 vjetësh, e shohim se Kosova kulturalisht po largohet nga Evropa. Përpos njerëzve që eventualisht munden të shkojnë në Evropë, po flas për të rinjtë dhe gjithnjë e më shumë ka fuqizim të elementeve myslimane, të cilëve u përgjigjet rrëzimi i kishave, mospasja më manastire.

Dhe Kosova po privohet nga unë si banore serbe. Unë e shoh se një grup rreth zotëri Qosjes e kultivon këtë identitet mysliman, derisa rreth Rugovës e kishim Kadarenë dhe intelektualë të njohur shqiptarë që tërhiqnin Kosovën në anën tjetër dhe ky privim i Kosovës nga unë si serbe më përcakton që të mos dua të jetoj në Kosovën e pavarur se ky ambient s’është i afërt për mua”, ka thënë ajo, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
Tritol mjetit në Lushnje, nuk ka të lënduar

Vlorë/ Tritol mjetit të 64-vjeçarit, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

January 22, 2026
Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

January 22, 2026
Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

January 22, 2026
Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një…

“Plehra dhe palaço”-Votuan pro Ramës, Myslim Murrizi shpërthen ndaj demokratëve: Serviloseni si lav*re, opozitarë l*shi

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

January 22, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ditë pas vrasjes

January 22, 2026
“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

January 22, 2026
“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

January 22, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In