• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Racizmi, një racë e re shqiptarësh që harrojnë

by Lorenc Vangjeli
27/08/2018 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në fillim të viteve 90-të, italianët zbuluan papritur, se fqinjët vetëm një orë fluturimi me avion nga Roma, jetonin në një garnizon ushtarak. Më të varfër se vetë varfëria. Shumë shpejt valët e emigracionit shqiptar në Itali dëshmuan për shqiptarë e italianë se bota nuk është bardh e zi. U zbulua se as Italia nuk ishte vetëm shkëlqimi i Domenica In dhe se as ata që po iknin nga Shqipëria nuk ishin vetëm analfabetë, tutorë, banditë e prostituta. Ashtu siç nisi t’i  shihte menjëherë një pjesë e konsiderueshme e shtypit dhe siç u plazmua imazhi i parë shqiptar tek publiku sipërfaqësor italian.

Por edhe atëherë, kishte zëra autoritarë që i kujtonte klisheve italiane, vetë Italinë e viteve 50-60-të të shekullit të shkuar. E madje edhe më të hershme. Kohën kur italiani në Çikago quhej mafioz dhe italiani në Mynih ishte vetëm një dembel ezmer që mund t’i binte fizarmonikës, por nuk mund të prodhonte dot Mercedesë.

Tre dekada më pas gjërat kanë ndryshuar. Në të paktën dy vjetët e fundit, vendi që ka më shumë se një të tretën e popullisë në emigracion, vendi tek i cili një shumicë dërmuese e brezit të ri e sheh perspektivën vetëm jashtë, vendi që ka prodhuar një klasë politike të dështuar që nuk ka ditur kurrë të ngjallë shpresë, pra, Shqipëria, është përmendur shpesh si një strehë e mundshme për refugjatë. Kryesisht për ata që vijnë nga zona të nxehta të Lindjes së Mesme, por dhe të Afrikës veriore. Një fare stacioni pritës. I përkohshëm. I pjesshëm dhe shumë modest. Kaq mjafton që të krijohet menjëherë kontrasti që e sheh botën e madhe me vështrimin lokal vetëm bardh e zi.

Duke nisur me qëndrimin kundër që nis e kujton varfërinë lokale: Si të vijnë refugjatët, ne nuk kemi bukë për vetë!

Duke vazhduar me qëndrimin kundër: çfarë duan emigrantët që të vijnë këtu, kur ne duam të ikim nga këtu një orë e më parë?

Dhe duke mos mbaruar me qëndrimet konspirative: çfarë fiton qeveria që pranon të vijnë emigrantë në Shqipëri?

Karshillëk mendjemadh ndaj Evropës?

Shkelje syri për në Bruksel?

Apo biletë për Allians Stadium dhe foto me juventinin rishtar Ronaldo? Këto janë një sërë pyetjesh që varësisht nga kush bëhen dëshmojnë edhe naivitet, edhe cektësi, edhe shpirt e mendjegushtësi të frikshme. Sepse duke mos qenë asnjëra në vetvete, mund të jenë të gjitha nga pak së bashku. Me të njëjtën teknologji frike dhe xhelozie “çfarë fiton ai që e po e bën”, u ndesh nga opozita e djeshme publiku shqiptar këtu e dhjetë vjet më parë kur diskutohej për ca pak refugjatë ujgurë që do të vinin në Tiranë dhe nga ca shumë refugjatë iranianë që tashmë janë në Tiranë.

Në të dy rastet harrohet një e vërtetë elementare. Ne shqiptarët jemi tashmë një popull emigrant. Dhe qoftë dhe vetëm për këtë arsye, cilado qoftë qasja vetjake që ka secili ndaj emigracionit ndërkombëtar të këtyre viteve të fundit, ndaj atyre që ikin nga frika e luftës apo e atyre që ikin nga makthi i varfërisë, racizmi do të duhej të ishte ndjesia e fundit që do të duhej të dëshmonim. Sepse kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë pafund nga paragjykimet raciste. Kudo ku kanë shkuar shqiptarët, në një mënyrë apo një tjetër, e kanë provuar diskriminimin e thellë për shkak të etnisë dhe sidomos për shkak të varfërisë që kanë marë me vete.

Fatkeqësisht, nëse sot gërvishtët fare pak lëkura e një shqiptar të zakonshëm, do të dallohet menjëherë racizmi. Ai lloj racizmi I përshtirë dhe primitive që i sheh vetëm si rrezik për sigurinë kombëtare refugjatët iranianë, që i sheh vetëm si kamikazë refugjatët sirianë, që i sheh vetëm si shkak për uri, refugjatët e urisë.

Fatmirësisht sot ngjan e shkuar koha kur shqiptarët ishin “edhe të pagdhendur, edhe tutorë, edhe prostituta, edhe kriminelë”. Ashtu siç po shihen me frikë një grusht refugjatësh që do të vijnë nga Siçilia. Dimensioni njerëzor i këtij akti politik është i ngjashëm me atë bëri dikur doktor Berisha. Dimensioni politik është i vetëkuptueshëm dhe në këtë rast edhe i paqortueshëm: në këtë botë gjithçka është politikë!

Individët harrojnë shpejt. Dhe harresa është një dhuratë hyjnore. Ndryshe dhembja do të çmendte këdo. Por popujt që nuk kujtojnë, që nuk kujtojnë kryesisht dhembjet e tyre, janë popuj që rrezikojnë të provojnë sërish dhembje. Si një ndëshkim për mosmirënjohësit. Këta mëkatarë të ligj e racistë nga raca e re e shqiptarëve që nuk duan të kujtojnë.

Next Post
Dhuna në stadiume, Gjici: Të rikthehet policia ose të bllokohet kampionati

Dhuna në stadiume, Gjici: Të rikthehet policia ose të bllokohet kampionati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

December 20, 2025
Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

December 20, 2025
Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

December 20, 2025
Si personazhe filmash/ Këto janë ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias! Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg

Si personazhe filmash/ Këto janë ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias! Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg

December 20, 2025
Ishulli që shfuqizoi kohën, banorët jetojnë pa orë dhe orare

Ishulli që shfuqizoi kohën, banorët jetojnë pa orë dhe orare

December 20, 2025
U ekzekutua në atentatin mafioz në Rinas, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi..

“Atentati i Rinasit cenoi sigurinë e Aeroportit”, eksperti: Sulmi si në filma. Gazetarja: 10 atentate të bujshme akoma të pazbardhura

December 20, 2025
VIDEO-Çudi në Sarandë, parkuan makinat poshtë banesave, banorët i gjejnë në mëngjes me goma të çara

VIDEO-Çudi në Sarandë, parkuan makinat poshtë banesave, banorët i gjejnë në mëngjes me goma të çara

December 20, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Transportonte para me mjetin e blinduar, shoferi përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In