Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Durrësin, ku një 10 vjeçar nga Polonia i cili ndodhej në Shqipëri për pushime, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Shkëmbin e Kavajës.
Për pasojë i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku po merr mjekimet e nevojshme.
Njoftimi i Plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d